• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITEN ÇMIMET E BILETAVE NË LINJAT INTERURBANE/ Operatorët: Na u ndërpre subvencioni nga Paketa e Rezistencës
Home
Sociale

RRITEN ÇMIMET E BILETAVE NË LINJAT INTERURBANE/ Operatorët: Na u ndërpre subvencioni nga Paketa e Rezistencës

6 July, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Biletat e urbanit në linjat ndërqytetase janë rritur në mënyrë të njëanshme. Ndonëse çmimet e biletave miratohen me vendim qeverie, operatorët urbanë prej fundit të qershorit kanë rritur njëzëri çmimet me 30-40 lekë mbi çmimin aktual.

Nëse udhëton drejt Durrësit me autobus, bileta varion 180 lekë nga 150 lekë e përcaktuar nga qeveria. Nëse këmbëngul ta paguash me çmimin zyrtar, rrezikon të zbresësh poshtë autobusit.

Rritja e tarifës është bërë me vendim të vetë operatorëve të cilët e justifikojnë atë me mosdhënien e subvencionit për muajin qershor nga qeveria.

‘Nuk jemi subvencionuar sepse qeveria e hoqi Paketën e rezistencës sociale. Çmimi i naftës është i lartë dhe ne nuk e përballojmë më”, thonë operatorët e linjës Tiranë-Durrës.

Kjo linjë menaxhohet nga 20 operatorë urbanë që nuk aderojnë në asnjë prej shoqatave të transportit.

Të pyetur nga Gazetasi.al drejtues të shoqatës së operatorëve urbanë të linjave ndërqytetase të veriut dhe një pjesë të linjës Tiranë-Durrës thonë se rritja është abuzive dhe e bërë në mënyrë individuale nga operatorët pasi nuk ka vendim të shoqatës për këtë.

Ajo që të bie në sy është fakti që asnjë nga organet e kontrollit, tatimorët apo rrugorët nuk kanë kryer kontrolle për të verifikuar shkeljen e ligjit nga operatorët e linjave interurbane.

Edhe brenda kryeqytetit, situata ekonomike e operatorëve urbanë nuk paraqitet e mirë.

I kontaktuar nga Gazetasi.al përfaqësuesi i “Shega Trans” që menaxhon linjën e Kinostudio-Kombinat, Ervin Shijaku thotë se për muajin qershor nuk morën asnjë pagesë subvencioni për naftën.

“Nesër është planifikuar të organizohet një mbledhje midis operatorëve, bashkisë së Tiranës dhe GIZ për kostot e shërbimit urban. Situata jonë financiare është rënduar nga rritja e çmimit të naftës”, tha për Gazetasi.al ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Djali e goditi disa herë me grushte të atin dhe më pas e mbyti, si ndodhi krimi në Divjakë
Previous article PAMJET/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës, flakët të qëllimshme

s.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT