• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITEN 5% SHTRIMET NË SPITALE/ Mjekët: Probleme kardiologjike dhe të trurit do ketë deri në 2 vjet pas infektimit nga Covid-19
Home
Sociale

RRITEN 5% SHTRIMET NË SPITALE/ Mjekët: Probleme kardiologjike dhe të trurit do ketë deri në 2 vjet pas infektimit nga Covid-19

28 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Rritet sërish numri i pacientëve të shtruar në spitale. Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën janar-gusht numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitale është rritur 5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Rritje më të lartë kanë shënuar pacientët e shtruar në kardiokirurgji me 28% krahasuar me vjet dhe pacientët e trajtuar me katarakte (perdja e syrit) janë rritur 35%.

Mjeku Ilir Allkja tha për “Monitor” se pas pandemisë komplikacionet në zemër nuk mungojnë as tek ata njerëz që e kanë kaluar Covid-19 me shenja të lehta ose pa shenja.

“Covid-19 ishte plot surpriza që në fillimet e veta, pasi shkaktoi probleme të lehta në afat të shkurtër për disa njerëz, ndërsa për disa të tjerë dëme serioze afatgjata e deri tek komplikacionet tragjike.

Në muajt e parë të pandemisë në Tiranë janë regjistruar shumë raste me infarkt miokardi tek të sëmurët post-Covid 19. Kjo ndodhte më së shumti, pasi edhe nuk kujdeseshin për faktorët e koagulimit të gjakut.

Ne akoma nuk dimë me saktësi se çfarë komplikacionesh do të ndodhin më tej në të ardhmen. Studime në mbarë botën po zbulojnë probleme të zemrës dhe trurit deri në dy vite vit pas infektimit nga Covid-19, edhe te njerëzit që kishin simptoma të lehta.

Efektet afatgjata mund të përfshijnë një mori simptomash pulmonare, kardiovaskulare, të sistemit nervor, të shëndetit mendor etj. Hulumtimet sugjerojnë se rreth 10% deri në 20% të pacientëve të prekur nga Covid-19 përjetojnë probleme afatmesme ose afatgjata.

Në rutinën time, kam vizituar plot pacientë me shqetësime zemre, të cilët para se të kalonin infeksionin e Covid-19 nuk kanë pasur kurrfarë shqetësimi.

Në artikuj të ndryshëm në Evropë e SHBA, shkruhet se rreth 48 deri 52% janë të riskuar për goditje në zemër, në vitin e parë tek të mbijetuarit që kanë kaluar infeksionin e COVID-19 me simptoma të mesme apo të rënda”, pohoi ai.

Shtrimet në psikiatri për janar-gusht 2022 janë 11% më shumë se 8-mujori i vitit të kaluar. Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit, shtimi i pacientëve me shenja ankthi dhe paniku janë shtuar në vend. Më shfaqjen e pandemisë numri i pacientëve që vuajnë nga ankthi është në rritje.

Për këtë vit rritje kanë shënuar edhe numri i kontrolleve për kancerin e gjirit 52% më shumë se vjet dhe depistimit për kancerin në qafën e mitrës janë 6% më të larta se vjet. 6% më shumë se vjet është edhe numri i pacienteve të trajtuar me radioterapi./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZOGU ËSHTË I LIRË"/ Mbyllet marrëveshja, Elon Musk është pronari i ri i Twitter
Previous article DOSSIER/ Dëshmia rrëqethëse e të dënuarit që tentoi vetëvrasjen: Kristina që ishte kthyer si kufomë e gjallë...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT