Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj ka hedhur poshtë zërat se do të rritet taksa për karburantin, siç ka pretenduar PD ditët e fundit.
Në një reagim të shkurtër, Denaj shkruan se kjo është thjeshtë një fantazi e PD-së, teksa theksoi se jo vetëm taksa për naftën, por asnjë taksë tjetër nuk do të pësojë rritje.
“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave!
Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit.
Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja”, shkruan Denaj.