Një urë e madhe është rrëzuar pranë qytetit italian të Genovës.  Ura, rreth 100 metra e gjatë, është pjesë e autostradës A10, raportojnë mediat italiane

Mediat italiane raportojnë se rreth dhjetë automjete kanë rënë kur ura u shemb.

Ora 13: 11 Mediat lokale në Genova flasin për të paktën 10 viktima nga rrëzimi i urës Morandi në Gjenova të Italisë.

Ora 12:35 Dyshohet per njerëz nen rrenoja

TGCOM raporton se mund të ka njerëz nën rrënoja dhe ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen kanë nisur punën për shpëtimin e tyre.

Inicidenti i cili ndodhi vetëm pak minuta më parë mendohet se ka ndodhur për shkak të një dëmi në strukturën e urës.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nën urën Morandi ka qendra tregtare dhe depo industriale, si dhe disa ndërtesa banimi.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të mëdha të rrënojash në tokë nën mes të urës.

Dhe gjithashtu ndodhet hekurudha që lidh Genovën me Milanon.

Një imazh nga zjarrfikësit italianë tregon një kamion të vendosur në fund të seksionit të urës që i ‘mbijeton’ rënies.

Shembja e urës ka krijuar panik tek qytetarët.

“Unë po ndjek me shumë frikë se çfarë ka ndodhur në Gjenovë dhe kjo është një tragjedi e tmerrshme. Po shkojmë në vendin e ngjarjes me zëvendësministrin Rixi,”-shkruajti në Twitter, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Danilo Toninelli.

Ura, e ndërtuar në vitet 1960, njihet si ura Morandi. Seksioni i rrëzuar është dhjetra metra në gjatësi.

Ura e rrëzuar kalon nëpër një lagje të populluar të qytetit, ndërsa një stuhi e madhe ka përfshirë zonën.