Të paktën 7 persona janë vrarë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në jug të Çeçenisë. Mësohet se helikopteri i rrëzuar është një Mi-8 që i përkiste Shërbimit të Gardës Kufitare.
Kreu çeçen, Ramzan Kadyrov, është një aleat i rëndësishëm i Putinit, i cili është vendosur nën sanksionet e SHBA për abuzimet e pretenduara të drejtave të njeriut.


