• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËZIMI I BASHAR AL-ASSAD/ Baerbock në Siri: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e shoqërisë
Home
Nderkombetare

RRËZIMI I BASHAR AL-ASSAD/ Baerbock në Siri: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e shoqërisë

4 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do të jetë afër këtij shteti nëse synon paqen në të ardhmen, por nuk do të përkrahë islamizimin e Sirisë, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ajo, së bashku me homologun e saj francez, Jean-Noël Barrot, kanë udhëtuar të premten në Siri, në emër të BE-së, për të parë situatën nga afër.Duke u deklaruar për mediat gjermane, Baerbock ka thënë se BE-ja po pret që të shohë se çfarë po ndodh në Siri, pas disa vjetëve të shtypjes absolute nën udhëheqësinë e Bashar al-Assadit, i cili është rrëzuar nga pushteti një muaj më parë.

“Por, natyrisht, ne në Evropë nuk do të jemi financues të islamizimit të shoqërisë”, ka thënë ajo.

Baerbock dhe Barrot janë takuar me liderin de facto të Sirisë, Ahmed al-Sharaa përgjatë vizitës.

Baerbock ka thënë për media gjermane se përshtypja e saj e parë është se shoqëria është e përçarë në Siri.

“Në njërën anë, ka shpresë për liri pas aq shumë vjetëve të luftës civile, torturës dhe shtypjes. Në anën tjetër, shumë persona janë të shqetësuar që shpresat do të vdesin për gratë dhe minoritetet etnike. Kjo më është bërë e qartë”, ka thënë ajo.

Mirëpo, sipas saj, lideri i ri sirian, ia ka pranuar që e kupton situatën e re, dhe që synon të adresojë çështjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

Përgjatë regjimit të Assadit besohet se dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar padrejtësisht, janë torturuar dhe vrarë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TOYOTA AURIS"/ Çoi për gjykim katër të pandehurit, SPAK njoftim zyrtar: U vendos ndarja e dosje dhe akteve ku përmenden prokurorë dhe gjyqtarë
Previous article U NDALUA PËR VJEDHJE ME DHUNË/ I riu pjesë e grupit të “policëve” të Sarandës! Ja si nisi përplasja...

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT