Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e sotme kanë prezantuar në Lezhë platformën online ‘Akademi.al’.
Rama është shprehur se kjo ndihmon nxënsit të cilët janë akoma në klasa kolektive që të marrin mësimet e plota dhe të mos mbesin mbrapa me mësimmarrarrjen.
Ndër të tjera kryeministri tha se kjo platforme nuk do të jetë vetëm tani, por edhe pasi pandemia të ketë mbaruar.
Rama teksa foli për platformën ka falenderuar mësuesit të cilët po punojnë dyfishin e oravëve. Ai u ka bërë edhe një her apel qyetarëve të respektojnë masat pasi kthimi në karantinë do të ishte fatal.
Deklarata e plotë:
Jemi ketu per të cuar përpara në mbështetje të nxënësve që janë në klasë kolektive. Klasat kolektive janë një problem i trashëguar nga e shkuara, por që mbetet të jetë akoma prezente.
Nga ana tjetër sic e tregon edhe kjo nisëm cdo krizë na detyron të përballemi është edhe me një mundësi, cdo muaj që del përpara nxit imagjinatën dhe mobilizon qëniet tonë për të bërë një sforco më shumë që ta kapërcejmë këtë sfidë. Nisma për dixhitalizmin për klasat kolektive të kenë akses në mësim sipas moshës së tyre.
Është e vështirë që në të njëjtën klasë njërit t’i shpjegohet mësimi e klasës së parë dhe tjetërit të klasës së 7-të.
Jemi të bindur që kjo është zgjidhja e duhur edhe mundësitë që në këtë kohë të vështirë nxjerrin në pah vlerën e tyre ta bëjmë këtë shpejt dhe shumë mirë.
Në këtë krizë kjo që po ndodh me arsimin është e jashtëzakonshme për atë që sjell mbrapa sese ky program i mësimdhënies nuk është se do të resht kur lufta me armikun e padukshëm të ketë përfunduar.
E fundit që kam është dhe kryesorja që shkon përtej temës që na ka mbledhur është sfida e jashtëzakonshme për sistemin arsimor që nga ministrja tek punonjësja më i fundit duke kaluar tek mijëra mësuesve që duan të kalojnë ngarkesën e zakonshme dhe plus ngarkesën për të qënë dyfish prindër në raport me fëmijët. Mësuesit sot jaën krahas mjekëve pjesë e frontit të parë. Nëse mjekët janë për të luftuar mësuesit janë në vijën e parë për të penguar që zinxhiri i infeksionit të shtrihet me shpejtësi dhe të prekë shumë njerëz. Është momenti për tu bërë të vetëdishëm se cfarë rreziku po kalojmë. Rreziku është që të na duhet të mbylllemi përsëri, një mbyllje do të ishte shumë herë problem sesa mbyllja e parë në të gjitha aspektet dhe katigotritë. Janë vetëm 3 rregulla të mbaj maskën, të ruajm distancën dhe të lajmë duart, janë tre gjëta të bezdisshme në raport me zakonet tona po janë kaq të vogla ne dëmin që mund të kemi nese mbyllemi sërish. Askush nuk duhet të niset me iden se sjam unë ai që do të sjell mbylljen. Kjo nuk është një lojë as një grip i zakonshëm, virusi mund të jetë fatal, shumë rrespekt dhe mirënjohje për mësuesit,” tha Rama.