IGJEUM ka publikuar hartën e rrezikshmërisë nga vatrat e zjarreve ditën e sotme, duke paraqitur edhe zonat ku ka rrezik të ulët, të lartë, dhe të moderuar.
Mëposhtë IGJEUM njofton të gjithë qytetarët lidhur me ecurinë e vatrave, si dhe meterologjike.
***
ZJARRET NË PYJE
Sot (e martë, dt.28) në qarqet Shkodër dhe Lezhë pritet nivel “I MODERUAR” rreziku, në qarqet Kukës, Durrës, Tiranë, Fier, Berat dhe Vlorë pritet nivel “I ULËT” rreziku, ndërsa në qarqet e tjera “S’KA RREZIK”. Nesër (e mërkurë, dt.29) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditёs sё nesërme.


