Pavarësisht situatës të normalizuar nga COVID-19, varianti Delta po “kërcënon” një pjesë të madhe të popullsisë të cilvt janë edhe të pa vaksinuar.
Ky variant ka shkaktuar kaos në të gjithë botën pasi është përhapur në shumë vende dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se të tjerët.
Varianti Delta për shkak të mutacionit më të zhvilluar që ka prek më tepër personat me imunitet të dobët dhe ata qv nuk janë të vaksinuar.
Thirrjet e mjekëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë të shumta ku u drejton njervzve të pa vaksinuar të ciët të marrin sa më parë vaksinën pasi ky variant i rrezikon shumë ata.
Shqipëria deri më tani nuk ka pasur asnjë rat me Variantin Delta, por gjithçka është e mundur dhe rrezikshëria që vendi ynë të preket është e madhe, pasi rrezikohen të pavaksinuarit dhe se ata kanë mundvsi të infektohen më shpejtë me këtë variant.
Në një intervistë televizive Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, është shprehur se nëse në vend do të konfirmohen raste të variantit Delta atëherë do të ketë rishikim të masave anti-Covid.
“Nëse do të kemi raste me Delta natyrisht që do të ketë rishikim të masave. Nëse do të vërejmë bile edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet,” tha Bino.
Thrrjet për t’u vaksinuar kundër covid-19 dhe mbrojtjes nga varianti Delta:
Në një intervistë Skënder Brataj, thotë se të pavaksinuarit janë grupi më i rriskuar për t’u prekur prej këtij mutacioni si dhe për ta shpërndarë atë në popullatë.
“E veçanta e kësaj periudhe me këtë lloj virusi është fakti i infektimit të personave që nuk janë vaksinuar, por edhe atyre që kanë aplikuar një dozë deri më tani. Ndërsa vaksinimi me të dyja dozat e ka ulur me një përqindje shumë herë më të lartë përhapjen e këtij varianti”, tha Brataj.
Mjeku infeksionist Genc Stormi është shprehur se është e pamundur që mes nesh të mos kemi raste të variantit Delta, duke qenë se vendet fqinje i kanë konfirmuar.Ndër të tjera ai ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë, pasi është arma e vetme mbrojtëse ndaj këtij virusi. (KLIKO)
Imunologu Kristaq Berxholi në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” tha se nuk ka vend për panik pasi vaksinat që kanë dalë në treg kanë mekanizmat e nevojshëm për të garantuar mbrojtjen e duhur.
“Vaksinat që janë në përdorim kanë një mekanizëm të fuqishëm, mbrojnë njeriun nga sëmundjet e rënda dhe të mesme. Duhet të keni parasysh që infeksioni është tjetër gjë dhe sëmundja është tjetër gjë. Jo të gjitha rastet e infeksionet përfundojnë me sëmundje. Në rast se përfundojnë me sëmundje, një rol për parandalimin luajnë vaksinat.
“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri.Ne duam të vijojmë vaksinimin me ritëm dhe po sigurojmë edhe disponibilitetin e vaksinave për këtë, u shpreh Manastirliu.
Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka qenë “shkatërruese” kur ka parë turma njerëzish pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2020.
“A duhet të kënaqem teksa shoh transmetimin (e koronavirusit) përpara syve të mi”, shkroi Van Kerkhove në Twitter, duke shtuar se varianti Delta “do të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar”.
Alpenews.al