Biologu dhe akademiku Et’hem Ruka, ka publikuar grafiqet e situatës së covid 19, përditësuar sot më 2 maj.
Sipas tij, nëse vazhdohet kështu edhe në ditët në vijim, situata do të përmirësohet por siç shkruan biologu, ekzistojnë shumë vatra infeksioni që pa kujdes mund të shpërthejnë.
“Sot për herë të parë është arritur te kemi 30% të infektuar (aktive) dhe 66% të shëruar, duke ju referuar numrit total të infektimeve: 789, të shëruarve: 519 dhe të të sëmurëve aktive:239. Shkurt sot kemi më shume se dy herë të sheruar se të infektuar.
Nëse do të vazhdohet kështu edhe në ditet në vijim situata do të vije duke u përmiresuar. Kjo nuk do të thotë aspak se rreziku i pandemisë po zhduket. Ende ekzistojnë shumë vatra infeksioni që pa kujdes mund të shpërthejnë”, shkruan Ruka.





