• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREZIKU I MASHTRIMIT nga Call Center, AMF: Kemi informuar organet e hetimit sepse ka raste kur…
Home
Ekonomi

RREZIKU I MASHTRIMIT nga Call Center, AMF: Kemi informuar organet e hetimit sepse ka raste kur…

2 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekonomi, Sociale

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dyshon se skema piramidale, apo platforma investimi që janë të regjistruara në tregjet ndërkombëtare, përdorin kompani Call Center në Shqipëri për të reklamuar aktivitetin e tyre e për t’u marrë paratë qytetarëve. Autoriteti Europian i Sigurisë së Tregjeve ka ndaluar së fundi marketingun e firmave në fushën e tregtisë në modelin e “kontratave për diferencë” dhe të “opsionit binar”, që kompanitë Call Center bëjnë me këto platforma.

E pyetur zyrtarisht nga Televizioni Klani, AMF thotë se shqetësimi më i madh për telemarketingun që bëjnë firmat Call Center është në rastin kur do të rezultojë me mashtrim të investitorëve të huaj, çka mund të sjellë penalitete për Shqipërinë.

“Meqenëse fenomeni Call Centers mund të ofrojë veprimtari marketingu të produkteve dhe shërbimeve financiare të krijuara nga shoqëri të pa licencuara dhe të pa autorizuara nga autoritetet homologe, kjo mund të sjellë pasoja për investitorët ku drejtohen telefonatat.”

Për këtë arsye, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vënë në dijeni për marketingun që kryejnë këto platforma të dyshimta edhe organet hetimore.

“AMF ka njoftuar zyrtarisht edhe organet e tjera ligjzbatuese, Policinë e Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.”

Sipas raportimeve në Komisionin e Ekonomisë, në Shqipëri operojnë rreth 80 kompani që marketojnë produkte të këtyre platformave. Deri tani kanë ardhur disa informacione nga autoritetet partnere të Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe Qipros për përdorimin e punës së Call Center në Shqipëri për reklamimin e këtyre platformave.

Këto dy modele investimesh janë përhapur kohët e fundit edhe në Shqipëri, madje për disa nga këto firma, AMF ka paralajmëruar investitorët që të tregojnë kujdes. Rreziku më i madh është mashtrimi i qytetarëve dhe destinacioni se ku shkojnë paratë që i merren atyre.

Këto vlera mund të bëhen burim për financimin e terrorizmit. Në vitin 2016 dhe 2017, Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave raporton 13 raste të veprës së financimit të terrorizmit, nga 6 në total që ka qenë për 3 vitet 2013, 2014 dhe 2015.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rruga “plakë” po VDES! Aksi Tiranë-Durrës, nga Ndroqi është i mbushur vetëm gropa dhe... (VIDEO)
Previous article Një ditë të tërë me Kidën për "shopping", fansja e çmendur fiton mundësinë e artë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT