• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RREZIKOJMË TË GODITEMI NGA…”/ Joe Biden jep alarmin për sulme të mundshme nga ISIS
Home
Nderkombetare

“RREZIKOJMË TË GODITEMI NGA…”/ Joe Biden jep alarmin për sulme të mundshme nga ISIS

25 August, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se do të zbatojë afatin e 31 gushtit për të tërhequr të gjitha trupat ushtarake nga Afganistani i cili është aktualisht nën pushtimin e talebanëve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pranoi se përfundimi i transportit ajror varet nga vazhdimi i bashkëpunimit të talebanëve dhe lejimi i qasjes në aeroport pa ndërprerje të operacioneve.

“Po ecim me ritmet e duhura për t’u tërhequr plotësisht brenda 31 gushtit. Sa më parë të përfundojmë, aq më mirë. Me çdo ditë që kalon vijnë rreziqe të reja për trupat tona. Talebanët po bashkëpunojnë dhe siguria është ruajtur. Por është një  situatë e brishtë”, deklaroi Biden!

Presidenti amerikan vuri në dukje së rreziqet për sulme terroriste ndaj aeroportit në Kabul dhe forcave ushtarake janë në rritje.

“Çdo ditë që jemi në këtë vend është një ditë tjetër kur e dimë se dega e ISIS-it në Afganistan përpiqet të mësyjë aeroportin dhe të na sulmojë ne dhe forcat aleate si dhe civilët e pafajshëm. Jemi në një rrezik serioz që të mos arrijmë ta ruajmë dot sigurinë në rrjedhën e ditëve”, deklaroi presidenti amerikan Biden!

Një ditë më parë vendet e G7, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA debatuan për datën e tërheqjes së trupave.

Takimi përfundoi me vendimin e presidentit Biden për të zbatuar afatin. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha pas takimit se evakuimi do të vazhdojë përsa kohë do të kenë nën kontroll situatën në aeroportin e Kabulit.

Talebanët kanë lejuar që transporti ajror të vazhdojë pa ndërhyrje të mëdha deri më tani. Por në një konferencë shtypi, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se grupi i tij nuk do të pranojë “asnjë zgjatje” të afatit përtej 31 gushtit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI/ Qeveria jep 33 milionë lekë për Emergjencat Civile
Previous article QEVERIA E RE/ Erion Braçe njofton largimin: Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT