• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RREZIKOI TË HUMBTE SYRIN NGA PROTESTA/ Kthehet nga Turqia POLICI, Rama: Fola me Presidentin turk. Mjekët…
Home
Politikë

RREZIKOI TË HUMBTE SYRIN NGA PROTESTA/ Kthehet nga Turqia POLICI, Rama: Fola me Presidentin turk. Mjekët…

24 December, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e syrit të policit Fatmir Allaraj që u godit me një send të mprehtë dhe u dërgua menjëherë në Turqi.

Ai është kthyer dhe së bashku me familjen dhe ministren e Shëndetësisë kanë zhvilluar një takim në kryeministri me Edi Ramën.

Kreu i Qeverisë tha se pasi u njoftua me rastin njoftoi direkt presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ai dha urdhër që të merren masa për transportin dhe operacionin e efektivit.

Fatmirësisht pas 6 orësh operacion të specializuar, Fatmir Allaraj mundet që të shohë përsëri nga të dy sytë.

Dialogu në Kryeministri

Babai: Ju falenderoj shumë.

Rama: Jo më ça faleminderit.

Babai: Mjeku turk ka thënë ka bërë të pamundurën unë u jam mirënjohës. Shtetit, mjekëve, ambasadës turke që i ka përshpejtuar procedurat. Keni bërë të pamundurën për djalin tim.

Rama: Atë natë isha i sigurt fola me presidentin Turk, ai menjëherë dha urdhër, se ajo që shepsh herë nuk duan të kuptojnë njerëzit është se spitali jonë ka bërë fazën e parë që është shpëtimi nga rreziku i humbjes së fazës së syrit. Dhe në Turqi i marrin mjekët nga vende të tjera edhe pse ka super mjekë atje. Mjekët kishin shqetësimin që të mos kishte rrezik transporti. Hemoragjia etj. Ndërkohë që e ka ndjekur ministria hap pas hapi. Dhe ne e këmi marrë këtë opinion, nëse s’do ishte bërë faza e parë me këtë profesionalizëm, do ishte e vështirë. Mjekët thonë ne kemi arritur sukses, është shpëtuar korneja e syrit që është më e rëndësishmja.

Babai: Ajo që ka qenë e mundur me vështirësi që e keni bo, e keni bo. Unë e kam pasur shpresën më të madhe në Turqi se përveçse janë profesionistë janë dhe punëtorë.

Rama: Mjekët e thanë që kjo është një ndërhyrje që bëhet në shumë pak vende të botës. Jo në çdo spital, në spitale të specializuar. E rëndësishme është që ka dal me sukses.

Babai: Atje ka qenë vetë ambasadori shqiptar.

Rama: Ne jemi munduar, por mundin më të madh e ka kalu ky. Unë kam përgatit diçka për ju me ju uru festat. Unë hallin e madh e kam pas për prindërit e tu se kanë qenë shumë të shqetësuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË NJERIU I MOMENTIT TEK MILAN/ Por Theo Hernandez paguhet më pak se lojtarët e stolit
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ 10 pyetje miqësore për Vjosën e cila ngatërron qëllimisht traun e Kastratit, me kufirin Shqipëri-Kosovë

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT