• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRETHOHEN FORCAT RUSE/ Kievi zyrtar: Drejtori i centralit bërthamor të Zaporizhzhia është rrëmbyer
Home
Nderkombetare

RRETHOHEN FORCAT RUSE/ Kievi zyrtar: Drejtori i centralit bërthamor të Zaporizhzhia është rrëmbyer

1 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina ka rrethuar forcat ruse rreth një bastioni që është kritik për Moskën në qytetin lindor të Lyman, në një operacion që është ende në proces, sipas një zëdhënësi ushtarak ukrainas.

Marrja e qytetit, të cilin Rusia e ka përdorur si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet e saj në veri të rajonit të Donetskut, do të ishte një pengesë e re e madhe për planin e Kremlinit për të kapur të gjithë rajonin industrial të Donbasit.

Serhii Cherevatyi zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës thekson se disa ushtarë po dorëzohen dhe shumë të vrarë dhe të plagosur.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm sa i përket luftës është edhe siguria rreth centralit më të madh bërthamor të Evropës atë të Zaporizhijas.

Pala ukrainase pretendon se Rusia ka kapur Ihor Murashov, drejtorin e përgjithshëm të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Kompania shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom bën me dije se trupat ruse ndaluan makinën e tij , i lidhën sytë dhe më pas u larguan.

Sakaq, mbështetja për Ukrainën vijon. Banka Botërore ka miratuar ndihmën shtesë prej 530 milionë dollarësh për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës.

Gjithashtu presidenti Volodimir Zelenski falënderoi homologun e tij amerikan, Joe Biden, për nënshkrimin e një paketë ndihme prej 12.35 miliardë dollarësh në mbështetje për Ukrainën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Flet nafta dhe benzina, ja me sa do të shiten karburantet
Previous article "ZBËRTHEHET" Nuredin Dumani: Talo Çela më rrethoi me tre makina në Papër, ika 200 metra dhe nxorra kallashin, ata nuk u afruan më

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT