• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RRETHIMI NË NIKËL” DHE ARRESTIMI I 5 TË “FORTËVE”/ Monovra që përdori policia para aksionit
Home
Breaking News

“RRETHIMI NË NIKËL” DHE ARRESTIMI I 5 TË “FORTËVE”/ Monovra që përdori policia para aksionit

13 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fshati problematik i Krujës, Nikël, u zgjua dje i rrethuar nga blindat e snajperët e forcave speciale RENEA, FNSH, si dhe dhjetëra oficerë të Policisë së Shtetit.

Pas operacionit që zhvilloi në Shkodër, Policia këtë herë shënjestroi Niklën, që për nga situata kriminale, i ngjan Lazaratit të dikurshëm. Objektivi i këtij aksioni të nisur në orët e para të mëngjesit kanë qenë personat me precedentë penalë, kontrollet për armë, eksploziv e drogë, për të cilat ishin siguruar më parë mandatet nga Gjykata.

Kontrollet që nisën herët mëngjes zgjatën për disa orë, me kontrolle banesash, territori dhe shoqërim të personave të dyshuar. 11 persona u shoqëruan nga Policia, por vetëm pesë prej tyre u prangosën.

Të arrestuarit janë: Valter Bami, 32 vjeç, vëllai i Durim Bamit; Marklen Haka, 27 vjeç, nipi i Falamur Hakës, Lutfi Haka, 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë; Ylli Çangu, 42 vjeç dhe Skënder Leza, 34 vjeç.

Prezenca e forcave të Policisë në fshatin e Niklës, mund të ishte vënë re shumë shpejt, në rast se nuk do të ishte përdorur si manovër stakimi i energjisë në fshat.

Kjo, për arsye se shtëpitë e “të fortëve”, që ishin edhe objektivi i kontrollit për armë e drogë, kanë të instaluar sistem sigurie me kamera, që mund t’i ndihmonin ata për t’i shpëtuar Policisë dhe për të fshehur objektet e jashtëligjshme që mund të kishin nëpër shtëpi.

Gjithçka është realizuar në mënyrë që fikja e dritave të dukej si një defekt në të gjithë zonën, deri në kohën që forcat RENEA dhe FNSH janë pozicionuar në pikat strategjike e të tjera forca u janë afruar banesave që do të kontrolloheshin.

Më pas ka nisur operacioni në orën 05:00 të mëngjesit, që vijoi më tej deri në orët e mesditës, me kontrolle dhe shoqërime të personave me precedentë penale e të dyshuar për krime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR/ KIE i kërkon Shqipërisë mbylljen e spitaleve psikiatrike
Previous article Sozia e Taynas është fanse e zjarrtë e Encës/ Pasi të shihni foton do të shokoheni nga ngjashmëria

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT