• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRETH NJË ORË PARA STARTIT/ Maratona e Tiranës, ja rrugët që do bllokohen sot
Home
Sociale

RRETH NJË ORË PARA STARTIT/ Maratona e Tiranës, ja rrugët që do bllokohen sot

7 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një plan masash për organizimin e maratonës. Përmes një njoftimi për mediat Bashkia e Tiranës, sqaron se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve sot.

“Ditën e diel, në 7 Tetor, ora 9.00, kryeqyteti do të presë Edicionin e 3-të të Maratonës së Tiranës, ku 5 mijë garues nga më shumë se 40 vende të botës do të garojnë për tre kategori të ndryshme. Por, ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti do të përshkojë edhe disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç është pjesa përreth Liqenit Artificial.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë Maratona e Tiranës”, bën të ditur bashkia.

Për garën e madhe të së Dielës, pjesë e planit të masave organizuese për mbarëvajtjen e maratonës është ndalimi i qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Abdi Toptani”, “George Ë. Bush”, “Rruga e Barrikadave”, “Urani Pano”, “Ded Gjo Luli”, “Rruga e Kavajës” deri te kisha “Katolike” dhe kthim, “Ibrahim Rugova”, “Lek Dukagjini”, si dhe segmentet hyrëse rruga “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë deri në qendër, “Rruga e Durrësit” nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri në qendër, Bulevardi “Zogu I” nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në qendër, “Rruga e Dibrës” nga “Selvia” deri në qendër, rruga “Luigj Gurakuqi” nga sheshi “Avni Rustemi” deri në qendër, në datën 07 Tetor 2018, duke filluar nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky ndalim do të bëhet në “Unazën e Mesme”, përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, rruga “Sami Frashëri”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Myslym Shyri” deri tek rruga “Sami Frashëri”, rruga “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

Aksesi hyrës për në rrugën “Skerdilajd Llagami” do të kryhet nga rruga “Faik Konica”, e cila do të kthehet provizorisht me dy sense lëvizjeje. Ndërkohë, lëvizja e mjeteve të transportit publik do të bëhet: “Rruga e Elbasanit” do të devijohet tek rruga “Arben Broci”; rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohet tek sheshi “Avni Rustemi”; “Rruga e Dibrës” do të devijohet tek “Medreseja”; “Rruga e Kavajës” do të devijohet tek “Fabrika e Bukës”; bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohet tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rrugës së Elbasanit”; rruga “Sulejman Delvina” do të devijohet te sheshi “Willson”; “Rruga e Durrësit” do të devijohet tek sheshi “Karl Topia” dhe Bulevardi “Zogu I” do të devijohet tek rruga “Dervish Hatixhe”.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto kufizime dhe për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste për qytetin, dëshiron të ftojë të gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNIMET E "TAP"/ Punëtorët zbulojnë thesaret e 5 mijë vjetëve më parë në Turan të Korçës
Previous article KONFLIKTI NË DISTANCË/ Erdogan urdhëron ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë amerikane

k.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT