• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rreth “konspiracionit ndërkombëtar”, kundër Lulzim Bashës!
Home
OP-ED

Rreth “konspiracionit ndërkombëtar”, kundër Lulzim Bashës!

27 September, 2017 Editor OP-ED

Nga Mero Baze

Mënyra se si Lulzim Basha shpjegon dështimin e tij, është shokuese. Me një qetësi mizore, ai u përpoq t’u shpjegonte disa gazetarëve një natë më parë, se ai humbi pasi Perëndimi zgjodhi Edi Ramën dhe se e detyroi atë (Bashën) të dilte nga çadra. Më tej akoma foli për perëndimorë të korruptuar, diplomatë të blerë këtu dhe në Bruksel etj. E gjithë filozofia mbrojtëse e tij për humbjen e thellë më 25 Qershor, mbetej fakti që Perëndimi nuk ishte në anën e tij, por të Edi Ramës dhe se kjo zgjedhje ishte bërë pasi Perëndimi ka zgjedhur një trafikant droge dhe mbrojtës të krimit.

Edhe pse në shumicën e saj kjo retorikë është një gjë që Basha e thotë pa shumë vetëdije, ajo në të vërtetë është retorika më antiperëndimore që zyrtarisht një lider shqiptar ka bërë kundër Perëndimit në Shqipëri.

Ky është qëndrimi i parë zyrtar i një lideri politik në Shqipëri, që i konsideron zgjedhjet në Shqipëri, vullnet të disa liderëve perëndimorë dhe jo popullit shqiptar, çka është një turp. Sipas Lulzim Bashës këtu vendimet i marrin disa perëndimorë dhe populli shqiptar nuk pyetet kur voton. Kjo përveçse është dëshmi e një politikani kok-kungull, nga ana tjetër është një kulturë politike që kultivon mosbesimin tek Perëndimi në Shqipëri, dhe pse jo urrejtjen, njësoj si propagandistët e ISIS, duke shpjeguar dëshpërimin e demokratëve, me fajin e Perëndimit.

Ky është investimi më i keq që mund të bëjë një politikan shqiptar kundër Perëndimit, duke shpjeguar problemet e veta si fatkeqësi që vijnë prej Perëndimi.

Nga ana tjetër e gjithë kjo që thotë, bie ndesh me gjithë retorikën e tij gjatë periudhës së çadrës dhe hezitimi për t’u futur në zgjedhje. E gjithë kjo e tregon atë një mashtrues.

Në atë kohë ai thoshte se çadra ka mbështetjen e Perëndimit, biles shkoi harxhoi dhe miliona dollarë për një foto me Trumpin në SHBA që e ngjiste në furgona rrugës. Kur e paska ditur që e ka Perëndimin kundër, mund t’ua thoshte këtë dhe të stukturohej si parti antiperëndimore, se ndoshta po kaq vota do kishte marrë, duke bërë betejë kundër tyre. Ka plot parti antiperëndimore në Evropë, që kundërshtojnë politikat evropiane dhe integrimin në Evropë. Gruevski ishte një i tillë. Keqardhja që Basha shprehu se Perëndimi braktisi Gruevskin, por zgjodhi Ramën, ishte një deklaratë që doli nga bindja e tij, se Perëndimi nuk është në anën e Gruevskit dhe aleatëve të tij siç ishte vetë Basha. Dhe ta thuash këtë është një tjetër skandal, pasi përveçse Gruevski ka ndjekur politika të qarta antiperëndimore dhe nacionaliste është dëshmuar dhe si një antishqiptar i madh. E megjithatë Basha shpreh keqardhje që Perëndimi nuk ishte në anën e tij.

Dhe së fundmi duke fajësuar Perëndimin për disfatën e tij, Basha u pret shpresën demokratëve për të ardhmen, pasi Perëndimi nuk ka ndërmend të ndryshojë parimet për Bashën. I vetmi shans është që Basha të ndryshojë në favor të Perëndimit. Dhe këtë duhet ta bëjë shpejt dhe me vepra jo me këtë retorikë antiperëndimore. Ndryshe izolimi i Perëndimit ndaj tij do të vazhdojë siç vazhdon, sa që edhe pritjen e rezultatit të zgjedhjeve të CDU në Berlin, më parë ftojnë Taulant Ballën se sa atë.

Përpjekja e tij për të ngulitur tek demokratët idenë fikse se ata janë në opozitë prej qëndrimit të Perëndimit kundër tyre, është dhe një banalitet politik, që zhvlerëson arsyet themelore përse një politikan ekziston dhe që ka të bëjë me fuqinë e votës së qytetarëve nda tij, me politikat e tij frymëzuese, dhe jo me konceptin konspirativ se zgjedhjet fitohen duke blerë Perëndimin.

Kjo e bën elektoratin e partisë së parë properëndimore të Shqipërisë, edhe më të dëshpëruar, pasi do t’u duhet të zgjedhin mes Lulzim Bashës dhe Perëndimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandali CEZ-DIA: Prokuroria kërkon 15 vjet burg për Kastriot Ismailajn
Previous article PD:Në burg kush ekspozon yllin ose fotot e Enver Hoxhës

Editor

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT