“Pasi vizitova Kosovën, më thanë se duhet të vizitoja Shqipërinë. Nisa të shihja fotografi dhe menjëherë u mahnita. Vizitova Shqipërinë këtë verë dhe ishte udhëtimi im i preferuar i 2017-ës, pa asnjë diskutim.”
Kështu e nis përshkrimin e tij fotograf i wanderlustingk.com Jacob, i cili duket se ka kaluar një experience të bukur në Shqipëri.
Gjatë udhëtimit të tij ai ka shkrepur mjaft fotografi ku ndër to zgjodhi të botojë 50 pamjet më të mira.
Ai shkruan se natyra e Shqipërisë është mjaft e pasur.
“Pse? Natyra e bukur, të ecurit e mrekullueshëm, qytete plot histori, mot i ngrohtë, byrek i shijshëm dhe çmime fantastike.
Çfarë tjetër mund të kërkojë dikush kur është me pushime? Vazhdoni të shikoni fotot e bukurive shqiptare duke përfshirë edhe vendet më të bukura që ne vizituam në Shqipëri.
Nuk shkuam në plazh apo det (e pafalshme, e di) por shpresoj të kthehemi në Shqipëri në një të ardhme të afërt për të parë sa më shumë bukuri të këtij vendi. Nëse nuk kemi përshfirë vendin tuaj të prefuar në Shqipëri, na thoni ta vizitojmë në udhëtimin tonë të ardhshëm.
Jam gjithashtu, në mënyrë modeste, i fiksuar pas byrekut”, shkruan fotografi Jacob./ tema