• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRETH DY JAVË I SHTUAR NË SPITAL/ Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papës vazhdon të jetë kritike
Home
Nderkombetare

RRETH DY JAVË I SHTUAR NË SPITAL/ Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papës vazhdon të jetë kritike

25 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë në gjendje kritike për të katërtën ditë me radhë, por gjendja e tij është stabile dhe ai nuk ka pasur kriza të tjera të frymëmarrjes, tha Vatikani më 25 shkurt.

Papa, 88 vjeç, ka kaluar natën e dymbëdhjetë në spitalin Gemelli të Romës, që njëherësh paraqet qëndrimin më të gjatë të tij në spital.“Kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të jenë kritike, por stabile”, u tha në njoftimin e fundit të lëshuar nga Vatikani.

Një zyrtar i Vatikanit, i cili foli në kushte anonimiteti për mediat më herët gjatë së martës tha se Françesku po ushqehet normalisht, po lëvizë në dhomën e tij të spitalit dhe po vazhdon trajtimin.

Vatikani po ashtu njoftoi se Françesku është takuar me numrin dy të Kishës, kardinalin Pietro Parolin dhe zëvendësin e Parolinit të hënën.

Në njoftim u tha se ata diskutuan për punë të lëna pezull sa i përket çështjeve që lidhen me shenjtërimin. Vatikani tha po ashtu se disa emërtime të reja kërkojnë miratimin e Papës.

Të hënën Vatikani tha se gjendja shëndetësore e Papës vazhdon të jetë kritike, por ai kishte shfaqur “një përmirësim të lehtë”, duke shtuar se problemi me veshka, për të cilin fillimisht u raportua në fundjavë, nuk ishte gjë shqetësuese.

Pneumonia e dyfishtë është një infeksion serioz i dy mushkërive që mund të shkaktojë inflamacion dhe të vështirësojë frymëmarrjen. Vatikani ka thënë se infeksioni i Papës është “kompleks”.

Françesku, që është udhëheqësi i Kishës Katolike që nga viti 2013, në dy vjetët e fundit është përballur me probleme shëndetësore. Ai është i prirë të ketë infeksione në mushkëri, pasi kur ishte i ri i ishte hequr një pjesë e mushkërisë.

Teksa Papa po vazhdon qëndrimin në spital, mijëra persona u mblodhën të hënën në Sheshin e Shën Pjetrit për t’u lutur për shëndetin e tij./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA SHBA-UKRAINË/ Financial Times: Kievi gati të nënshkruajë paktin për dorëzimin e mineraleve, naftës dhe gazit
Previous article HABIT ministri i Bujqësisë në Itali: Konsumimi i tepërt e ujit vret

s.autor

Postime të ngjashme

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta Botë

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT