Poli magnetik i veriut të Tokës është zhvendosur në mënyrë të fortë drejt Rusisë, aq shpejt sa shkencëtarët janë detyruar të publikojnë një përditësim për vendndodhjen aktuale.
Modeli Botëror Magnetik (WMM) mundëson që kompaset të tregojnë veriun dhe të përdoren në sistemet e navigimit.
Përditësimi i tij i fundit zbuloi se Poli i Veriut Magnetik po ndryshon rreth 34 milje në vit.
Poli magnetik po largohet nga Arktiku kanadez në drejtim të Siberisë.
Kjo ka shkaktuar probleme në navigacion për busullat në telefonat inteligjentë, anijet dhe drejtuesit e aeroporteve.
“WMM” siguron një parashikim pesë vjeçar të ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe synojnë të azhurnojnë vendndodhjen e Poleve Magnetike Veriore çdo pesë vjet në dhjetor, por ky rifreskim erdhi më herët se kjo periudhë për shkak të lëvizjes më të shpejtë të poleve.



