• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRETH 2 ORË TAKIM/ Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve
Home
Politikë

RRETH 2 ORË TAKIM/ Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

3 April, 2026 s.autor Politikë

Ka zgjatur afro 2 orë takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Bullari, kjo mbledhje (me dyer të mbyllura) erdhi në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”, ndërsa u diskutuan çështje të tjera me interes për pushtetin vendor dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar ngritjen e emergjencave në nivel lokal, ndërsa ka vënë theksin te mbledhja dhe përpunimi i mbetjeve, sidomos në zonat turistike. Në fokus është edhe Paketa e Maleve, puna për të cilën duhet të jetë e vrullshme nga ana e kryebashkiakëve, pasi kreu i qeverisë ka vënë një kusht për rikandidimin e tyre që lidhet pikërisht me këtë nismë.

Ditët e fundit, numri një i kabinetit qeveritar ka mbajtur disa takime me strukturat e Partisë Socialiste në kryeqytet, si një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme vendore. Prioritet për mazhorancën në këtë mandat të katërt qeverisës mbetet edhe integrimi në Bashkimin Europian.

Më 21 mars, u mblodh për më shumë se 3 orë në Durrës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, duke çelur zyrtarisht fushatën për garën brenda partisë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, analizoi rezultatet zgjedhore të 2025-ës dhe vendosi afatet për të gjithë procesin e “riformatimit” të strukturave.

Atë ditë, Rama la porositë për zgjedhjet e 2027-ës duke u ndalur te negociatat Shqipëri-BE, reforma në drejtësi, administrata, shërbimet e veçanërisht te qarku i Tiranës!

Fushata pritet të përmbyllet më 12 qershor 2026, duke shënuar edhe 35-vjetorin e Partisë Socialiste, me fokus dialogun me bazën dhe organizimin e brendshëm.

Sa i takon kryebashkiakëve, Rama e ka qartësuar herë pas here se nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për të rikandiduar, pa 10 kontrata të firmosura në kuadrin e Paketës së Maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE/ 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie
Previous article GJYQI ME OLS DADO/ Shoqërohet nga furgoni i policisë, ja momenti kur kryebashkiaku i Tiranës shkon në Administrative

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT