• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËSHQITJE DHERASH NË KANTIERIN E NDËRTIMIT NË LEZHË/ Inxhinieri Dedaj: Nuk ka rrezik për banorët (VIDEO)
Home
Sociale

RRËSHQITJE DHERASH NË KANTIERIN E NDËRTIMIT NË LEZHË/ Inxhinieri Dedaj: Nuk ka rrezik për banorët (VIDEO)

10 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Reshjet e shiut janë bërë shkak për shembjen e dherave në themelet e një objekti të ri që po ndërtohet në kuadër të projektit të rindërtimit. Banorët e një pallati 5-katësh në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë shprehen të shqetësuar se nga rrëshqitja mund të dëmtohen banesat e tyre.

“Jemi të shqetësuar, kemi qëndruar jashtë. Pallati ynë është i rrezikuar nga punimet që po bëhen këtu pranë”, shprehen banorët.

Inxhinieri i firmës zbatuese të projektit Mirdian Dedaj thotë se punimet po kryhen në bazë të studimit gjeologjik dhe problematika shfaqur nga reshjet e shiut nuk përbën rrezik për shembjen e pallatit të vjetër.

“Objekti që po ndërtohet është pjesë e projektit të rindërtimit, blloku “Lezha 1″. Nga momenti që është lidhur kontrata me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ka filluar rrethimi i objektit dhe është bërë studimi gjeologjik. Gërmimet janë bërë sipas studimit me skarpate në raportin 1 me 2, sipas kushteve teknike të sigurisë”, shprehet inxhinieri.

Rrëshqitja e dherave gjatë natës ka sjell dhe dëmtimin e tubacionit të ujit të pijshëm.

“Nga reshjet e shiut, skarpata ka një rrëshqitje të dherave si dhe tubi i furnizimit me ujë të Lezhës që ndodhet jashtë gërmimit. Janë marrë masa nga ujësjellësi i Lezhës që të bëjë furnizimin me ujë të Lezhës, ndërsa ne po punojmë në përforcimin e skarpatës dhe mbrojtjen e saj. Këto punime nuk sjellin asnjë rrezik për banorët”, theksoi Dedaj.

Në kantierin e ndërtimit po punohet me ritme të shpejta për pallatet e reja ku do të strehohen 184 familje që mbeten pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Imuniteti kundër Covid-19 do të zgjasë apo do të zbehet shpejt?
Previous article "NUK KA HEQUR PËRMBAJTJET E NDALUARA"/ Rusia kufizon “Twitter”, kërcënon ta ndalojë

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë Aktualitet

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit… Aktualitet

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit…

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT