Mëngjesin e sotëm janë rikthyer reshjet e dëborës në Kukës.
Njoftimi zyrar:
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 8:00 datë 10.03.2021 është si më poshtë;
Situata e motit është;
I gjithë territori i Qarkut Kukës, që në orët e para të ditës së sotme është përfshirë nga reshje bore.
Lartësia e borës në Valbonë është 50 cm, Shishtavec 10 cm, , Qafë-Shllak 30 cm dhe Qafë Prush 20 cm.
•Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, duke bërë pastrimin nga bora.
Angazhimi i kontraktorëve që kanë në performance rrugët nacionale është i plotë.
•Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme pjesërisht me zingjirë , përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale .
Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë që të jenë funksionale.
•Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
• Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
• Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç fshatit Bushtricë Nj.Ad Bushtricë Bashkia Kukës ,Nj.Ad Tropojë e vjetër, Lekbibaj dhe Llugaj BashkiaTropojë dhe fshati Zarisht Nj.Ad Fajza Bashkia Has.
Pamjet Nga puna që po bën kantraktori në Tropojë. Segment Tropojë-Buçaj.






