Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, raporton Koha.net.
Kjo ka ardhur pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç agresionit, ky është edhe synim për destabilizim.


