• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Dëshmon në GJKKO Dritan Rexhepi: S’jam unë porositësi, keni hipur trenin e gabuar dhe doni të shkoni ku doni vetë
Home
Breaking News

RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Dëshmon në GJKKO Dritan Rexhepi: S’jam unë porositësi, keni hipur trenin e gabuar dhe doni të shkoni ku doni vetë

23 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Për herë të parë dëshmon në GJKKO, Dritan Rexhepi i akuzuar për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës në 2020. Rexhepi thotë se nuk ka qenë ai porositësi, duke thënë se në atë kohë ndodhej në burg. Rexhepi tha në sallën e gjyqit se nuk është ai personi që del në përgjime duke folur me vëllanë e Jan Prengës, i cili dyshohet se vodhi 283 kg kokainë në Angli. “Keni hipur trenin e gabuar dhe doni të shkoni ku doni vetë”, tha Rexhepi në sallën e gjyqit.

Prokurori Behar Dibra: Në fund 2019 ku ndodheshit?

Dritan Rexhepi: Isha në burg në Ekuador. Isha i burgosur me 13 vite për trafik droge. Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja burgun.

Dibra: A kishit kontakte me jashtë?

Rexhepi: Po me kabinë burgu.

Prokurori: Po me persona të tjerë?

Rexhepi: Jo nuk ishte e mundur.

Prokurori: Me kë kishit kontakte në burg ndonjë shqiptar?

Rexhepi: Me një kosovar, nuk ia mbaj mend emrin.

Prokurori: Ku keni qenë më përpara se të burgosurit?

Rexhepi: Nëpër botë.

Prokurori: Me kë u arrestuat?

Rexhepi: U akuzuan 10 persona. Remzi Azemi nga Kosova doli i pafajshëm

Prokurori: Gentjan Funiqi u kujton gjë ky emër?

Rexhepi: Vetëm nëpër media e kam dëgjuar. Kurrë në jetë s’kam pasur me të njohje.

Prokurori: Martin Dedja dhe Korado Gështenja i njeh?

Rexhepi: Jo.

Prokurori: Në atë kohë ke bashkëpunuar me të tjerë për të kryer aktivitet droge kur ndodheshit në Ekuador?

Rexhepi: Jo.

Prokurori: A ke marrë dijeni për një kontejner me drogë që u kap?

Rexhepi: E mësova pasi e pash nga mediat në Shqipëri. E kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzoheshin për një ngarkesë që është kapur në Angli.

Në atë kohë mora dijeni për një person që ishte rrëmbyer dhe ishte marrë peng. Nëpërmjet familjarëve kërkova të merrja vesh. Më thanë që kishte përgjime të Dritan Rexhepit me vëllain e të humburit. Ku janë këto përgjime? Nuk jam unë aty. Më është nxirë faqja ka 5 vite. Ju keni hipur trenin e gabuar dhe doni të shkoni ku doni vetë. Nuk jam unë personi që kam folur me ata dhe s’jam unë ai person për ato që keni shkruar në dosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIE NË "GRACKË" 23-VJEÇARI NË TIRANË/ Kapet mat me pistoletë e municion luftarak, gati për t’i shitur
Previous article VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT