Një ngjarje e rëndë e ndodhur disa ditë më parë me detaje të reja që dolen ne dritë sot.
Bëhet fjalë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz. Vëllai i Prengës dyshohet të jetë person me të kaluar kriminale përfshirë në trafikun e drogës në Angli, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm. Vëllai i tij nuk ka dorëzuar një sasi droge prej rreth 60 kg kokainë çka u bë shkak për marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga në formë kërcënimi për dorëzimin e mallit.
Policia ka sekuestruar gjatë aksionit kamerat e sigurisë, prej ku ka parë se nga automjeti me ngjyrë të bardhë tip “Benz”, me të cilin është kryer pengmarrja, ka dalë një trup i pajetë.
Pak minuta më vonë, mjeti është larguar nga kompleksi luksoz “Golden”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, “kapos” së drogës, dhe kur është kthyer nuk ka qenë pengu, por vetëm autorët e krimit. Kjo ka ngritur dyshime të forta nga policia se Jak Prenga të ketë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë.
Por nuk mbaron këtu. Rasti i Jak Prengës nuk është i vetmi rrëmbim që ka perfunduar në tragjedi.
ALPEnews.al ju risjell disa prej rasteve si mëposhtë:
I riu që u mor peng dhe u vra në Durrës, lëvizte me makinë të blinduar
Gazmend Çollaku, i dënuar njëherë për plagosje, banues në Durrës u rrëmbye sapo po dilte nga një lokal për të shkuar në makinën e tij.Rrëmbimi u krye në vendin e njohur si dy Kullat në Vollga, pranë shëtitores “Taulantia”.
Kohët e fundit mësohet se Çollaku lëvizte me automjet të blinduar.Ende nuk dihet motivi i pengmarrjes, por policia e lidh me të shkuarën kriminale të 33- vjeçarit.
E rrëmbyen, e vranë dhe më pas e hedhin në rrugë
Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Tepelenë ku dy vëllezër kanë rënë pre e një atentati.
Autorët e krimit pasi kanë plagosur Artan Breshon. Viktima e atentatit, Artur Bresha është marrë më tutje me forcë në makinën e atentatorëve për motive hakmarrje. Trupi i tij i pajetë është lënë në afërsi të vendit ku 47 vjeçari punonte si roje i një kompanie inertesh.
E rrëmbyen dhe qëllojnë me armë, hedhin në lumë 25-vjeçarin
Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi kanë vrarë me pistoletë bashkëkombasin e tyre 25-vjeçar.
Të arrestuarit janë identifikuar si Lefter Disha, 46 vjeç dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, ndërsa 25-vjeçari i plagosur ka inicialet D.E. Ata akuzuan të riun për vjedhje të kokainës së tyre, gjë që 25-vjeçari e ka mohuar.Por mohimi i tij nuk i bindi shqiptarët të cilët morën të riun me vete me një makinë tip “Jaguar”, duke e çuar në një shtëpi private duke vazhduar me “pyetsorin”.
Këtu, 25-vjeçari është torturuar nga bashkëkombasit e tij duke u qëlluar edhe me armë zjarri.
U rrëmbye dhe gejndet i vrarë në pyll i riu
Shkëlqim Nozli, 22 vjec, ishte larguar nga shtëpia dhe familja e tij nuk dinte asgjë për fatin e tij, derisa rastësisht trupi u gjet i hedhur në shkurre në kilometrin e 22-të në Krrabë.
I riu kishte pak kohë që ishte ndarë nga e fejuara, por burimet nuk saktësojnë nëse viktima ka patur në vijim konflikte me familjen e vajzës.Burimet jozyrtare të grupit hetimor pohuan se ka dyshime që 22 vjecari të jetë rrëmbyer, të jetë vrarë me armë zjarri diku tjetër e mandej të jetë hedhur në një nga zonat me shkurre të malit të Krrabës, ku dhe u gjet nga banorë të zonës.Sipas policisë, ai ishte përfshirë në një konflikt për cështje tokash në Kashar.
ALPEnews.al