• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rrëmbehet gazetarja e RTSH në mes të kryeqytetit? Reagon Zaganjori
Home
Aktualitet
Kronikë

Rrëmbehet gazetarja e RTSH në mes të kryeqytetit? Reagon Zaganjori

19 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohet se është rrëmbyer në Prishtinë.

Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës thotë se është rrëmbyer një person, në makinën e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

“Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në makinën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës.

Në të njëjtin raport, siguruar nga Insajderi, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një makinë, e cila besohet që i takon personit të rrëmbyer. Brenda kësaj makine, Policia gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së.

“Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

Mirëpo, drejtori i Informacionit në Radio Televizionin Shqiptar, Bledar Zaganjori ka thënë se RTSH-ja nuk posedon informacion që një gazetare e tyre është rrëmbyer dje në kryeqytetin e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë informacion që ndonjë gazetare e Radio Televizionit Shqiptar është kidnapuar të hënën në Prishtinë”, ka thënë Zagonjari në një bisedë telefonike me Insajderin. “Ne nuk kemi dërguar asnjë gazetar apo gazetare për çështje pune në Kosovë gjatë këtyre ditëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fabio Capello zgjedh top-ekipin e tij ideal… me 12 lojtarë ku dominon Milani (FOTO)
Previous article Kishte mbushur pyjet e Delvinës me drogë, arrestohet 61-vjeçari nga Vlora

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT