• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RREGULLAT E REJA/ Sa rritet mosha e pensionit dhe vitet e kontributeve
Home
Ekonomi

RREGULLAT E REJA/ Sa rritet mosha e pensionit dhe vitet e kontributeve

7 August, 2019 k.autor Ekonomi

Nga data 1 janar 2020 ndryshon mosha e pensionit si dhe vitet e punës, gjatë të cilave është paguar kontribut sigurimesh shoqërore, që duhen për të përfituar të plotë pensionin e pleqërisë. Si burrat edhe gratë preken nga ndryshimi i kërkesës për vitet e punës, ndërkohë që jo të gjithë preken nga rritja e moshës që kërkohet për pension.

Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por duke filluar nga data 1 janar 2020 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj. Kjo do të thotë se gratë nga data 1 janar do të dalin në pension në moshën 61 vjeç, duke u afruar gjithnjë e më shumë me moshën kur dalin edhe burrat në pension pleqërie.

Ndërsa për burrat mosha nuk ndryshon deri në vitin 2032, pasi vetëm pas këtij viti fillon dhe rritet mosha e daljes në pension për ta. Sipas ligjit, skema e pensioneve parashikon që, si burrat, ashtu edhe grate, të paguajnë më shumë contribute, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë të pleqërisë.

Nga 1 janari i 2020-s, gratë duhet të kenë të dëshmuara 37 vite të plota punë të deklaruar, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë. Po kaq vite pune kërkohen edhe për burrat.

Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë. Kjo ka vlerë, si për burrat, ashtu edhe për gratë.

Mosha e përfitimit të pensionit të pleqërisë do të rritet në 61 vjeç e 2 muaj në vitin 2021 dhe 61 vjeç e 4 muaj në vitin 2022 për gratë, ndërsa për burrat do të mbetet njësoj: 65 vjeç.

Pensioni i pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar në moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.

Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive.

Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pension para kohe
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe ai mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.

Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Në qoftë se një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 muaj që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar.

Kontributet

Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pension të plotë

Gratë

Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por nga 1 janari 2020 mosha rritet me dy muaj të tjerë

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHET NË VITE PËR SECILËN KATEGORI PER BURRAT

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHET NË VITE PËR SECILËN KATEGORI PER GRATE

m.v./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET DOSJA/ Si u gjobit me 5 mijë euro dhe u kërcënua biznesmeni korçar
Previous article “PAS DEBATIT S'MA DHA DORËN”/ I moshuari përplaset me Haradinajn

k.autor

Postime të ngjashme

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave Ekonomi

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT