• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREGULLAT E REJA/ Rinisja e transportit publik,  autobusët do jenë pa kondicionerë, ajrosje përmes…
Home
Sociale

RREGULLAT E REJA/ Rinisja e transportit publik, autobusët do jenë pa kondicionerë, ajrosje përmes…

9 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Pesëmbëdhjetë qershori është njoftuar si datë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për nisjen zyrtare të transportit publik në vend. Ky sektor, është ndër shërbimet e fundit që do të rinisë aktivitetin pas ndërprerjes nga pandemia.

Por, si do të funksionojë ky shërbim? Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kreun e Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Teksa komentoi reagimet e shoqatave, të cilat një ditë më parë kërcënuan se nuk do të nisin aktivitetin pa plotësuar 6 pikat e kërkuara prej tyre, z. Gonxhe u shpreh se, vijojnë konsultimet me grupet e interesit që data 15 t’i gjejë shoqatat e transportit urbanë dhe interurbanë në punë.

“Kjo nuk është një çështje garancish, por këtu jemi bashkë. Jemi duke folur për shifra jo të lehta për t’u përballuar. Ne jemi më pranë se kurrë për t’u marrë vesh se në datën 15  të rinisim së bashku, që t’u shërbejmë qytetarëve”, theksoi ai.

Mes tjerash, z. Gonxhe zbuloi se urbanët nuk do të ofrojnë shërbim kondicioneri, por ajrosjen do ta kryejnë përmes dritareve.

Sipas tij, ky është një rekomandim që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga strukturat e tjera shëndetësore, ku Shqipëria bazohet.

“Nëse respektohen kontratat e operatorëve, çdo katër minuta në stacion duhet të ketë mjet dhe nëse nuk do të kenë mundësi të hipin në mjet, atëherë qytetari do të marrë pas katër minutash tjetrin. Mund të lëvizet edhe me biçikleta. Ata do të jenë pa kondicionerë, por do të ajrosen me dritare, sepse i tillë është kushti që vjen nga OBSH dhe platformat e sigurisë ku ne bazohemi”,  shtoi ai.

Por si do të shiten biletat tek udhëtarët, për këtë Gonxhe u përgjigj si vijon: “Skema e shitjes nuk varet nga ne, por nga bashkitë. Ne nxisim që blerja të jetë jashtë autobusit”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROBONDI 650 MILION EURO/ Reagon Rama: Shqipëria vlerësim spektakolar nga tregjet. Krenar! Ata që nuk i gëzohen të mirës...
Previous article SHERRI ME TUNËN/ Dafina Zeqiri sqaron përplasjen e famshme

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT