• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RREGULLA të reja në BE për gjigantët e online si Google & Co
Home
Teknologji

RREGULLA të reja në BE për gjigantët e online si Google & Co

7 September, 2023 s.autor Teknologji

Bashkimi Europian ka vënë në shënjestër Apple, Amazon dhe koncernin amë të Facebook-ut Meta. Këto ndodhen në një listë të publikuar në Bruksel për gjashtë koncerne interneti, për të cilët duke nisur nga pranvera e ardhshme vlejnë rregulla më të rrepta që janë në favor të përdoruesve. Ndër to bëjnë pjesë edhe Microsoft, shoqëria ombrellë e Google Alphabet dhe koncerni kinez Bytedance, që menaxhon portalin e videove Tiktok.

Komisioni përmend 22 shërbime të këtyre koncerneve që duhet t’u nënshtrohen rregullave më të rrepta. Ndër to bëjnë pjesë App Store i prodhuesit të iPhone-ve Apple si dhe rrjetet online Facebook dhe Istagram të koncernit Meta. Të prekura janë edhe Google me platformën për video YouTube, browseri i tij Chrome si dhe shërbimi i hartave dhe navigimit Maps.

BE do të kufizojë pushtetin e koncerneve në treg

Në mars 2024 hyn në fuqi ligji për tregjet dijitale (Digital Markets Act – DMA). BE me këtë do të pengojë, që gjashtë sipërmarrjet nga SHBA dhe Kina të shfrytëzojnë pushtetin në treg. Këta të ashtuquajtur Gatekeeper – mbrojtës të portës – së internetit në të ardhmen duhet të kenë më pak kontroll, se çfarë aplikacionesh janë instaluar përpara në celular. Po ashtu shërbimet messenger duhet të jenë më të ndërveprueshëm. Kjo do të thotë, që përdoruesit fillimisht të mund të dërgojnë mesazhe ose fotografi në aplikacione të ndryshme.

Komisari përgjegjës i BE-së Thierry Breton deklaroi, se rregullat e reja kufizojnë pushtetin ekonomik të gjashtë gjigantëve të internetit dhe u japin më shumë mundësi përzgjedhjeje konsumatorëve. “Po ashtu ne krijojmë mundësi të reja për sipërmarrje më të vogla inovative të teknologjisë”, theksoi politikani francez.

Koncernet e prekura kanë gjashtë muaj kohë, që t’i përshtasin shërbimet e tyre me rregullat e reja, që hyjnë në fuqi nga 6 marsi 2024. Apple deklaroi se do të kundërshtojë. Rregullat e reja të BE-së sjellin “rreziqe për sferën private dhe sigurinë e të dhënave” të përdoruesve, deklaroi kjo sipërmarrje.

Kërcënojnë gjoba të larta

Si Gatekeeper BE përkufizon sipërmarrjet dhe shërbimet me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë dhe më shumë se 10.000 klientë biznesi në vit në BE. Për shkeljen e rregullave të reja koncernet i kërcënojnë gjoba të larta, që mund të arrijnë deri në dhjetë përqind të xhiros dhe deri në 20 përqind në rast të përsëritjes së kundravajtjes.

Ligji për tregjet digjitale është pjesa e dytë e një pakete të madhe ligjore të BE-së. Në fund të gushtit hyri në fuqi ligji për shërbimet digjitale (Digital Services Act – DAS). Në bazë të këtij ligji koncernet e internetit duhet të veprojnë më me forcë kundër informacioneve të rreme dhe duhet të bëjnë transparente algoritmet që qeëdrojnë pas informacioneve të tyre si dhe për reklamat e personalizuara./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AKSIN KARDHIQ-SARANDË/ Përplasen dy automjete, një i plagosur
Previous article "ME GJËRA TË MIRA, ME GJËRA TË BUKURA"/ Luiz Ejlli në "Dancing with the Stars"?

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT