• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREGULLA PËR DYQANET E VESHJEVE/ Klienti nuk duhet t’i provojë rrobat, maskat e dorezat të detyrueshme (VIDEO)
Home
Sociale

RREGULLA PËR DYQANET E VESHJEVE/ Klienti nuk duhet t’i provojë rrobat, maskat e dorezat të detyrueshme (VIDEO)

28 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Tashmë që dyqanet janë të hapura brenda fashës orare deri në 17:30, bizneset janë të detyruara të respektojnë protokollin e sigurisë të vendosur nga qeveria në kuadër të masave higjeno-sanitare për covid-19.  Në kuadër të këtij protokolli në dyqanet e rrobave duhet që punonjësit të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse si dhe të jenë të pajisur me maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Në hyrje duhet të ketë  higjenizues të duarve për klientët dhe në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta furnizues. Klienti duhet të mbajë dorezat dhe maskën mbrojtëse dhe duhet të garantohet e respektohet distanca prej 2 metrash midis klientit dhe personelit të punësuar. Pas veprimeve me cash/karta krediti punonjësit duhet të dezinfektojnë duart.

Shitësi i shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri.  Po ashtu klienti nuk duhet që ti provojë rrobat në trup por mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur, e pas blerjes rroba duhet larë fillimisht e pastaj duhet veshur.

Rekomandohet që subjekti të reklamojë sa më shumë shërbimin delivery në adresë. Duhet që të bëhet ajrim i dyqanit sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë. Respektimi i këtyre rregullave është i rëndësishëm në këtë periudhë pandemie botërore dhe duhet që të zbatohet nga shitësi, klienti dhe furnizuesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NË ITALI/ 382 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, të infektuar...
Previous article PLAGOSJE ME ARMË NË SHKODËR/ Momenti kur 30-vjeçari merret me barrelë (VIDEO+FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT