Nisja e aksionit u bë e ditur nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.
Lame: Pas kësaj fillon aksioni i madh i këtij mandati që është regjsitrimi i tokave bujqësore. Peza është zonë bujqësore, Peza është zonë që pret të përfitojë nga imputet bujqësore, kështu që do të ketë shumë probleme jo vetëm Peza, por e gjithë Shqipëria. Është aksion i madh i këtij mandati. Është aksion që kërkon njësinë vendore të impenjohert për të vazhduar procedurat. Është aksioni që kërkon legjislativin të impenjohet.
Ndërkohë Peza është zona e parë që mbyll procesin e legalizimeve bë Tiranë.
Lame: Unë e kuptoj që nuk do bëheshin të gjitha deri në 2013, po diçka duhet të ishte bërë. I gjithë stoku prej 833 objektesh në Pezë u trajtua në këto 5 vjet.
BB dhe FMN e ka renditur regjistrimin e tokës bujqësore si një nga kushtet kryesore për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri.


