• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI/ Uta e Himalajeve, alpinistja nga Kosova që ka ngjitur majën më vdekjeprurëse në botë
Home
Sociale

RRËFIMI/ Uta e Himalajeve, alpinistja nga Kosova që ka ngjitur majën më vdekjeprurëse në botë

2 January, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Uta Ibrahimi është alpiniste nga Kosova e cila ka ngjitur majën më vdekjeprurëse në botë, Annapurna në Nepal. Në prill 2021 Uta arriti të ngjitet me sukses në këtë majë me lartësi 8091 metra mbi nivelin e detit.

Nepali ka pasur shumë pak vizitorë që nga shfaqja e pandemisë Covid-19, por Uta ishte ndër alpinistët e parë në botë që iu rikthye ekspeditave në Nepal.

“Ka qenë shumë i vështirë menaxhimi i kampeve se numri i madh i njerëzve në kampe pavarësisht se kemi bërë teste ka pasur te infektuar që ne nuk e kemi ditur fare por më vonë e kami marrë vesh. Fati i mirë ka qenë që derisa e kemi kryer ekspeditën të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë mirë me shëndet”, tha ajo.

Në majën Annapurna kanë humbur jetën shumë alpinistë si pasojë e motit të keq dhe ortekëve të borës. Një ortek i fuqishëm të borës e kishte xhiruar Uta vetëm pak kohë para nisjen për t’u ngjitur në këtë majë. Sipas databazës, nga viti 1900 kanë humbur jetën 72 alpinistë në Annapurna.

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi ka nisur në vitin 2017 një projekt për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë. Projektin e saj e ndali pandemia e COVID-19, por aktualisht ajo është duke u përgatitur që të rikthehet në Nepal për të ngjitur një maje tjetër me mbi 8,000 metra lartësi mbidetare

“Në 2017 kam filluar projektin për të ngjitur 14 majat më të larta në botë, pas ngjitjes që kam pasur në Everest në 2017 ka qenë motivi kryesor që më ka shtyrë për të vijuar ngjitjet e kur është ngjitur për herë të parë flamuri i Kosovës në këtë majë, e kam parë vullnetin e mirë e dashurinë që ma kanë dhënë njerëzit e kam kuptuar që ky projekt nuk është vetëm i imi por edhe i vendit tim” , tha ajo.

Nga 14 majat më të larta në botë Uta deri më tani është ngjitur në gjashtë prej tyre.

“Shumicën e majave ku kam qenë kam qenë jo vetëm e para prej Kosovës por edhe e para prej Ballkanit që kam mbërritur të ngjitem në ato maja”, tha ajo.

Ekspeditat për ngjitjen në majat më të larta të botës kanë kosto të lartë. Një ngjitje mund të kushtojë nga 20 mijë deri në 100 mijë dollarë. Për ekspeditat e saj Uta ka arritur të sigurojë fonde nga donatorë të ndryshëm/REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SHQIPONJAT” BLINDOJNË ELBASANIN/ Aksion blic në lokale që frekuentohen nga persona të rrezikshëm. Shoqërohen 6 të...
Previous article COVIDI/ Petrit Vasili AKUZON qeverinë: Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit! Sot u bënë 1150 testime që të fshihet...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT