• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI tronditës i 32-vjeçares: Si u plagosa në atentatin ndaj shqiptarëve në Athinë
Home
Breaking News

RRËFIMI tronditës i 32-vjeçares: Si u plagosa në atentatin ndaj shqiptarëve në Athinë

20 December, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrëfimi i 32-vjeçares greke të plagosur nga ngjarja e përgjakshme e së dielës në Athinë ku u ekzekutuan 2 shqiptarë është rrëqethëse. Ajo është qëlluar me plumb në bark, por pavarësisht plagës së rëndë, jeta e saj duket se nuk është në rrezik.

Vajza, e cila ndodhet jashtë rrezikut në spital ka folur me efektivët e policisë. Ajo ka përshkruar me detaje momentet e tmerrshme që ka përjetuar. Sipas dëshmisë së saj, duket se e ka shpëtuar nga fakti që po qëndronte në këmbë në lokal.

“Për fat isha në këmbë”, ka treguar ajo, pasi në të kundërt, plumbi do ta kishte goditur në kokë.

“Unë isha me motrën time në lokal. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e lokalit. Isha me shpinë dhe nuk e pashë autorin kur hyri. Dëgjova të shtënat dhe pashë panikun në lokal. Në fillim, nuk e kuptova se isha i lënduar derisa pashë gjakun. Fatmirësisht ishim në këmbë. Përndryshe plumbi do të më kishte goditur në kokë”, citohet në dëshminë e 32-vjeçares.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet e kanë përqendruar punën tek konfliktet e mafias shqiptare. Viktimat, 44-vjeçari Armando Organja dhe 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj kanë qenë të dënuar për grabitje, drogë dhe armë. Nuk përjashtohet që të dy të kishin llogari të hapura me botën e krimit edhe në Shqipëri.

Sipas të njëjtave burime kemi të bëjmë me një larje hesapesh nga bandat rivale. Dy viktimat ishin të njohur në zonë. Ata vendosin gjoba tek bizneset duke u ofruar atyre “mbrojtje”.

Autoritetet flasin për një ekzekutues profesionist dhe me përvojë. Mënyra si ai ka vepruar ka qenë absolutisht e saktë dhe pa gabime. Ekzekutori që mbante një maskë anti-covid dhe me kapuç kishte vëzhguar më parë sheshin përpara se të hynte në kafene. Në pak sekonda ai zbrazi 9 plumba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Tre të vdekur nga shpërthimi i tubacionit të gazit në Rusi
Previous article "MË KA THYER HUNDËN"/ Banorja e Big Brother VIP Kosova tregon historinë me ish-partnerin posesiv

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHEN 3 PERSONA NË ELBASAN/ Kapen "mat" duke kaluar emigrantë të paligjshëm (EMRAT) Aktualitet

ARRESTOHEN 3 PERSONA NË ELBASAN/ Kapen "mat" duke kaluar emigrantë të paligjshëm (EMRAT)

MORI 5 MIJË EURO DHE IKU/ Zhduket "skifterja" e sapopunësuar në Exchange-in në Vlorë Aktualitet

MORI 5 MIJË EURO DHE IKU/ Zhduket "skifterja" e sapopunësuar në Exchange-in në Vlorë

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT