Rrëfimi i një djali i cili ka shkruar lidhur me një marrëdhënie që ka krijuar kohët e fundit me një vajzë është bërë lajm në shumë media.
Djali në fjalë i cili ka dëshiruar që të qëndrojë anonim tregon se si vajza me të cilën fliste prej disa kohësh nuk e hiqtë dot mendjen nga ish i dashuri i saj i mëparshëm.
Për më tepër ajo ruante edhe mesazhet e ish të dashurit në telefon që herë pas here i jepnin forcë për veten e saj.
Për më tepër rrëfimi i plotë i tij është mëposhtë:
“Miremengjes! Kam nevoje per nje mendim nga ju dhe fansat tuaj.
Aktualisht jam duke folur, njohur me nje vajze dhe deri perpara dates 31 ishim shume mire me njeri-tjetrin (te pakten kshu mendoja une).
Ne bisede e siper vajza kishte ruajt nje bisede screen te sajin me dike qe kishte pasur me perpara,por qe tashme ishin ndare. I thashe qe pse e mban ate foto aty,per cfare te duhet?
Me tha: “qe e mbaj sepse sa here e lexoj mua me ben te ndihem e rendesishme dhe nuk e kam fshire dhe as qe do e fshij” tha. Per mua si mashkull dhe qe ishim duke u njohur mua me rendoi shume dhe me fyeu shume.
Nuk i fola nja dy dite sepse realisht u merzita nga ajo qe me tha,por folem pak qepare po ja ashtu shume te ftohte (nga ana ime).
Ajo tashme ate foto e ka fshire,por me mendje dhe ndjesi ajo jeton akoma me te shkuaren.
Nuk e di cfare te bej tani,ta vazhdoj biseden njohjen me ate apo ta shkepus?
Postoje pak te lutem se kam nevoje per disa mendime.
Anonim”.
Përgatiti: AlpeNews.al