• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rrëfimi: Si bëra Nënë Terezën të fliste shqip, e quanin “bijë jugosllave”
Home
Dossier

Rrëfimi: Si bëra Nënë Terezën të fliste shqip, e quanin “bijë jugosllave”

23 June, 2018 F.autor Dossier

Gjek Gjonlekaj, ish-gazetar i Voice of America, drejtor i Gjonleka Publishing Company, botues i Kanunit në anglisht tregon takimin para 30 vitesh me Nënë Terezën në Nju Jork

Nga Gjekë Gjonlekaj, New York
Murgeshat shqiptare ishin shumë të respektuara në shoqërinë tonë. Ato ishin rendi (order) më i nderuar i gjinisë femërore. Ishin të dalluara për kodin e tyre moral dhe për uniformën shumë serioze. Murgeshat ishin të qeta dhe punonin si bleta natë e ditë. Familjet që dërgonin bijat e veta në këto misione ishin shumë të nderuara.

Ato që bënin shërbime në qytete shumë herë punonin nëpër spitale. Për murgeshën tonë të famshme Nënën Terezë kisha dëgjuar nga murgeshat shqiptare të Malësisë dhe Kosovës. Ato flisnin me shumë dashuri e respekt për Nënën tonë të Madhe, siç këndoi më vonë Shkurte Fejza.

Murgeshat shqiptare kishin dëgjuar shumë për Nënën tonë të famshme nga meshtarët dhe murgeshat kroate.

Pavarësisht se Nëna Terezë ishte bërë e njohur botërisht në vitet 60’ informacionet komuniste e kombeve të ndryshme të Jugosllavisë nuk i kishin dhënë ndonjë rëndësi misionit të saj bamirës.

Natyrisht se përkatësia e saj kombëtare mund të kishte qenë një pengesë që ajo të mos bëhej e njohur në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Në vitet ‘60 dhe ‘70 për Nënën Terezë kishin shkruar gazetat dhe revistat më të mëdha amerikane dhe botërore.

Pastaj ishin transmetuar dokumentare në kanale të mëdha televizive europiane dhe amerikane. Ishte pritur e nderuar nga papët e Romës dhe shumë personalitete botërore.

Megjithatë propaganda jugosllave qëndronte në heshtje për misionin dhe sukseset e saj. Ata filluan të merren më seriozisht me Nënën Terezë vetëm në fund të vitit 1979 kur fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Meshtari i njohur shqiptar Dom Lush Gjergji kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për njohjen e saj në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Në rininë time të hershme unë kisha fare pak njohuri për veprimtarinë e saj.

Në vitet ‘70 këtu në Shtetet e Bashkuara shqiptarët nuk kishim pothuajse asnjë personalitet të përmasave ndërkombëtare përveç Nënës Terezë dhe aktorit John Belushi.

Për fatkeqësinë tonë ky yll i shkëlqyer i artit amerikan u shua papritmas në mars të vitit 1982. Mbetëm vetëm me Nënën Terezë.

Tërë jetën prej ditës së parë që kisha dëgjuar e lexuar për murgeshën tonë shqiptare nuk e dija pse por më ishte ngulur në zemër dëshira për ta takuar. Shumë herë të huajt shkruanin se Nëna Terezë ishte jugosllave. Këtë gabim e kishin bërë edhe disa politikanë të njohur të Europës dhe Amerikës.

Bile Presidenti Ronald Reagan më 20 qershor 1985, që i kishte dhënë Medaljen e Lirisë në Shtëpi të Bardhë e kishte quajtur “bijë jugosllave” (Yugoslavian daughter).

Kjo kishte qenë fyerje për kombin tonë në përgjithësi dhe për shqiptarët e Amerikës në veçanti. Unë isha kurioz për takimin me Nënën Terezë dhe për mundësinë e bisedës me të në gjuhën shqipe. Ky kuriozitet më kishte lindur nga një thënie e Martin Camaj: “Pse Shën Jeronimi nuk kishte lënë të shkruara tri katër fjali ilirisht.

Merre me mend thoshte Camaj sa kishin ndihmuar ato fjali për tezën e burimit të gjuhës shqipe nga ilirishtja. Ato fjali ilirisht mbase mund të kishin qenë çelësi i gjuhëtarëve shqiptarë dhe të huaj për lidhjen e këtyre dy gjuhëve”.

Edhe fjalët e Eqrem Çabejt: “Aty ku i thonë bukës bukë, e ujit ujë” kishin qenë për mua si një formulë pagëzimi. Kisha vendosur që në takimin e parë do t’i lutesha me shumë sinqeritet dhe butësi për mundësinë e bisedës ose intervistës në gjuhën shqipe. Kisha dyshime se në rrëmujën e shekujve të ardhshëm do të sajohen trillime për origjinën e saj kombëtare, kështu që fjalët e saj në gjuhën shqipe do të ishin dëshmi e gjallë që kjo ishte bijë e kombit tonë. Më shkonte ndër mend sikur të kishim sot zërin origjinal të Skënderbeut. Ky kishte qenë motivimi im për fjalët e Nënës Terezë në gjuhën shqipe.

Në mesin e qershorit 1988 isha korrespondent i Zërit të Amerikës në New York. Zyra e Zërit të Amerikës është sot e kësaj dite në Federal Plaza. Korrespondenti amerikan i Zërit të Amerikës në Kombet e Bashkuara Michael Dune më bëri telefon atë ditë më 13 qershor 1988 që ishte edhe Dita e Shna Nout dhe më njoftoi se atë ditë Nënë Tereza ishte në Kombet e Bashkuara dhe pas takimit me Sekretarin e kësaj Organizate Javier Perez de Cuellar do të mbante një konferencë për gazetarët. Unë e kisha porositur disa herë në të kaluarën që të më njoftonte për vizitën e saj në OKB.

Vajtja ime atë ditë ishte shumë e vështirë për shkak të disa normave burokratike. Në dhomën e Konferencës për gazetarët në OKB ishin ulur shumica e korrespondenteve. Pas pak hyri Nëna Terezë me një përfaqësues të lartë diplomatik amerikan.

Unë iu luta diplomatit amerikan të më jepte mundësinë për të bërë një pyetje dhe shtova se isha korrespondent i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Ai e priti mirë kërkesën time, vazhdo tha ai (go ahead). Vura re se Nëna Terezë u gëzua kur mori vesh se isha shqiptar.

Nuk bëri asnjë koment por u duk qartas në fytyrën e saj një buzëqeshje. Pyetja ime ishte: “Nënë Terezë, ju keni vizituar shumë vende komuniste në Lindje, siç ishte Bashkimi Sovjetik, Vietnami dhe Kina, pastaj Kuba.

Çka mendoni për mundësinë e një vizite në Shqipëri në atdheun e të parëve tuaj?”. Gazetarët qeshën pothuajse të gjithë njëzëri lidhur me pyetjen time hipotetike siç e cilësoi njëri nga ata.

Ajo nuk bëri asnjë koment për komentet e tyre. Nëna Tereza tha: “Disa herë kam bërë përpjekje për të shkuar në Shqipëri, por nuk më kanë lejuar. Lus Zotin që një ditë do të ma plotësojnë këtë dëshirë. Unë dua ta vizitoj Shqipërinë. (I love to visit Albania)”.

Pasi mbaroi konferenca më bëri me dorë për t’u ulur pranë saj dhe biseduam vëllazërisht për punë personale dhe për shqiptarët e New York-ut. Në fund të bisedës iu luta për mundësinë e takimit me shqiptarët e këtij qyteti. Ajo tha: “Jo nesër, jo pasnesër, por një ditë tjetër. Më dha telefonin e zyrës dhe m’u lut që t’i bëja telefon mundësisht pas mesnatës, duke ma shpjeguar se kishte disa takime me autoritetet e qytetit dhe më vonë do të shkonte për vizita në dy spitale.

Pak pas mesnate e thirra në telefon dhe pyeta “a mund të flas me Nënën Terezë?”.

Ajo tha: “Unë jam Nëna Terezë”. Kërkova falje që thirra tepër vonë, por kjo thirrje kishte qenë porosia e saj. Jo jo tha: “Mos u shqetëso se Unë nuk fle vetëm dy ose tri orë në natë”. E pyeta për mundësinë e takimit me shqiptarët?

Ajo tha pasnesër në ora 7 të mëngjesit si zakonisht do të shkojmë në kishën Shën Ritas në East 145 street dhe pas meshës mund të bisedojmë me shqiptarët e këtij komuniteti. Të nesërmen gjithë ditën bëra thirrje shqiptarëve nga zyra ime e Zërit të Amerikës për takimin me Nënën Terezë.

U bëra telefon edhe dy klerikëve shqiptarë: Dom Rrok Mirëditës dhe Dom Pjetër Popaj.

Ata bashkëmeshuan atë ditë me meshtarët amerikanë. Pas meshës në oborrin e asaj kishe shqiptarët biseduan dhe u fotografuan me Nënën Terezë.

Ndërkohë të gjithë së bashku mblodhëm nja 10.000 (dhjetë mijë dollarë) për të varfrit e saj, dhe ia dorëzova Motrës Nirmala.

Nëna Terezë u gëzua shumë për dhuratën tonë dhe shtoi: “E dija që shqiptarët janë bujarë, por nuk e kisha menduar kurrë se janë kaq bujarë”. Motra Nirmala tha shpresoj që nuk ke bërë fushatë për këtë kontribut sepse ne e kemi të ndaluar fushatën për kontribute financiare. Nuk bëra asnjë koment për këtë çështje.

Nëna Terezë u gëzua për këtë kontribut, ngase ishte nga vëllezërit e saj shqiptarë. Në atë moment iu luta për një bisedë ose intervistë në gjuhën shqipe? Ajo tha nuk kishte folur shqip për pothuajse 60 vjet dhe e kishte shumë të vështirë. Por tha, prit pak. U mendua nja 30 sekonda dhe filloi: “Unë lutem për Ju, Zoti kjoft me Ju”. Pas pak filloi uratën e mirënjohur shqiptare “Puna e Pendimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manita dhe kualifikim, Belgjika festë ndaj Tunizisë (VIDEO)
Previous article TRAGJIKE/ Bie nga kati i NËNTË i pallatit ku banonte, gruaja VDES pas...

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT