• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rrëfimi nga familjari/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 18-vjeçares në Vlorë, historia e trishtë e jetës së saj
Home
Sociale

Rrëfimi nga familjari/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 18-vjeçares në Vlorë, historia e trishtë e jetës së saj

14 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Adoleshentja Gerta Kasa e cila humbi jetën në moshë fare të re papritur paraditen e 9 majit, teksa ishte në orën e mësimit, nuk vuante nga epilepsia.
Përgjigja e autopsisë ka treguar se ataku kardiak i ka marrë jetën 18 vjeçares nga Vlora, duke u plasur aortën.

E reja që studionte në gjimnazin “Jani Minga”, ishte vajza e madhe e familjes, pasi ka edhe 3 motra të tjera më të vogla.

E ëma e kishte lënë të vogël, në moshën 6-vjeçare. Në atë kohë, mamaja 34 vjeçe, ndërroi jetë 4 muaj pasi kishte sjellë në jetë edhe vajzën tjetër, duke e lënë foshnjë motrën e vogël të Gertës.

I ati, në pamundësi për të rritur i vetëm dy bijat e tij, një vit pas humbjes së madhe, u rimartua. Gruaja e dytë e babait solli në jetën e Gertës edhe dy vajza të tjera, me të cilat ajo kishte marrëdhënie shumë të mirë. Kjo është historia e vërtetë e vajzës që humbi jetën të mërkurën e 9 majit në Vlorë, e treguar për “Panorama” nga i afërmi i saj.
Viktor Avdia, ka dërguar në adresën e Panorama një sqarim ku tregon të vërtetën për jetën dhe ndarjen para kohe nga jeta të Gertës.

Ja cfarë shkruan ai:

Gerta iku nga banka e shkollës, mori dhimbjen ne zemër dhe la pas hidhërim të madh në familje, shkollë dhe në gjithë qytetin e Vlorës, ku lajmi u përhap me shpejtësi. Mjeket theksuan se ndarJa nga jeta e 18-vjecares erdhi nga nje atak kardiak, qe solli carJen e njërës pej venave kryesore të gjakut.

Në goditje të tilla në zemër, sipas tyre, kanë pak shanse që të mbijetojnë personat që preken. Mamaja e la Gerten të vogël, 6 vjece, për ta takuar tani 12 vite më vonë në parajsë. Zoti i bashkoi vetëm aty në prehjen e fundit. Babai i saj Rizai, ndertoi një familje model , të rregullt, shembullore dhe korrekte. Gerta u rrit dhe u edukua nga Mara, nje nene e vertete që ndau me të cdo dhimbje dhe cdo cast të bukur te jetës. Veshtirësistë e jetës në vendin tonë nuk I penguan Rizain dhe Marën të plotësonin të gjitha dëshiraT e Gertës për shkollën, pushimet dhe endërrat e saj. Pak ditë më pare, ajo ishtE në Maqedoni në një eskursion me klasën e saj.

Babai i saj Rizai dhe Mara , dy heronj të vërtetë thyen cdo vuajtje që të kishin një familje të lumtur. Gerta ka dhe 3 motra të tjera Ergisen, Eniden dhe Ilven që po rriten me të njëjtën dashuri të shenjtë sic e meriton cdo fëmijë. Por shqetësimi shëndetEsor e la në mes enderrën e Gertës duke lënë pas dhimbje dhe lot në sytë e babait të saj Rizait, Marës që e deshi me forcen e shpirtit dhe tre motrave të tjera. Të gjithë e dime si mund të rriten 4 fëmijë ne Shqipëri. E dimë që nëpër shkolla nuk ka kujdes shendetsor, nuk ka kujdes të vecantë, nuk ka rregull dhe qetësi. Në shkollat shqiptare ka vetem zhurme dhe kaos. E dimë që një familje duhet te vuaj për të rritur 4 fëmijë.E dimë që Shqipëria është vend i botës së tretë dhe shërbimi shëndetsor është ai që është. Fati e deshi që Gerta të jetonte në këtë vend ku asgjë nuk është e sigurtë. E megjithatë , Gerta iku Krenare për prindërit qe e rritën për cdo ditë me shumë sakrifika të mëdha. Cdo ditë pati kujdesie dhe dashuri te madhe nga e gjithë familja.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANDREA DANGLLI/ “LGBTI” apo “çmendinë”?!
Previous article Igli Tare: Ndeshjet e kampionatit shqiptar janë të vendosura në tavolina për interesa personale apo politike

Redaktor2

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT