• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rrëfimi i Mario Kempes: Si më solli Rrapush Xhaferri te Lushnja
Home
Dossier

Rrëfimi i Mario Kempes: Si më solli Rrapush Xhaferri te Lushnja

13 November, 2017 Redaktor2 Dossier

Ikona e futbollit argjentinas dhe atij botëror, Mario Kempes, ka qenë për afro 1 muaj trajner i Lushnjës, e cila sponsorizohej në atë kohë nga Rrapush Xhaferri. Vetëm pak ditë më parë, ish-Kampioni i Botës ka nxjerrë në shitje autobiografinë e tij në Argjentinë, ku flet edhe për aventurën në Shqipëri.

“Vipsport.al” ka zbardhur të gjithë rrëfimin e tij, falë bashkëpuntorit në Argjentinë, që ka siguruar ekskluzivisht edhe autobiografinë, e cila nuk ka ardhur ende në Europë.

Kempes zbulon detaje të patreguara më para, nga mënyra se si erdhi, te problemet, debatet me Xhaferrin dhe arratisja.

Rrëfimi i Kempes (Pjesa e parë)

“Pas kthimit në Belle Ville, pasi kisha mbushur 42 vjeç dhe më këpucët e varura në dollapin tim, dëshira për të vazhduar duke drejtuar ekipe u ringjall me një tjetër propozim ekstravagant: të drejtoja një ekip në Shqipëri, shteti më i varfër në Europë. Edhe një herë tjetër m’u desh t’i drejtohesha hartës për të mësuar ku gjendej ky shtet. Si erdhi kjo ofertë e çuditshme?

Një person i quajtur Pëllumb Xhaferri – djali i një manjati financash, Rrapush Xhaferri, i cili administronte shuma të mëdha parash dhe një llotari e cila quhej “loja e piramidave”, një menaxhim i ngatërruar i cili u ofronte personave të përfshirë interesa përrallore për paratë e tyre, sikur të ishte magji – ishte pronar i një ekipi të kategorisë së parë, KS Lushnja, e cila luante në qytetin e Lushnjës, rreth 80 kilometra larg Tiranës, kryqeqytetit të Shqipërisë.

Për të rritur imazhin e klubit, Pëllumbi ftoi një menaxher, Maurizio Montali dhe i kërkoi që t’i propozonte katër apo pesë emra trajnerësh të huaj. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që një klub shqiptar të kishte trajnerë të huaj.

Ai i propozoi opsione të ndryshme, mes të cilave edhe timen. Pëllumbi më zgjodhi menjëherë, i emocionuar që mund të bashkëpunonte me idhullin e tij te Argjentina e Botërorit 1978. Siç më treguan kur shkova atje, ky tipi më adhuronte.

Udhëtova me vëllain tim, Hugon, i cili më shoqëroi si përgatitës atletik. Fillimisht u vendosëm në një hotel në Tiranë dhe të nesërmen udhëtuam drejt Lushnjës në një Mercedes Benz luksoz që drejtohej nga një djalosh shumë i ri me të cilin komunikonim në një italishte fillestarësh.

Shumë shqiptarë flasin pak italisht për shkak të afërsisë gjeografike të dy vendeve. Për të përshkruar 80 kilometrat na u desh të bënim rreth dy orë udhëtim, për shkak të gjendje shumë të keqe të rrugëve, të mbushura me pellgje uji, praktikisht të shkatërruara, në të cilat ndeshëm shpesh barinj me tufa me dele apo lopë, si dhe karroca të tërhequra nga gomerë.

Sapo mbërritëm, në stadiumin e quajtur Abdurrahman Roza Haxhiu, surpriza e parë ishte se pashë tribunat e mbushura me njerëz.

Dy apo tre mijë njerëz ishin mbledhur për të parë stërvitjen e parë. Në këtë moment me shpjeguan se në Shqipëri kishte një lloj “virusi” nga skemat finaciare për shkak të interesave të larta. Të gjithë jetonin me të ardhurat nga interesat dhe asnjë nuk punonte. Entuziazmi nga fitimet e siguruara lehtësisht kishte shtyrë shumë familje të bënin budallallëkun që të shisnin shtëpitë e tyre dhe të hidhnin të gjitha paratë që kishin në këto lloj skemash pa u menduar, pasi premtonin fitime astronomike.

Rrugët dhe lokalet ishin gjithmonë të mbushura me njerëz që rrinin kot. Me kaq shumë kohë të lirë, shumë prej tyre përfitonin nga çdo lloj mundësie për t’u argëtuar, për shembull, të shkonin të shihnin stërvitjen e parë të trajnerit të ri argjentinas…”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Rama paralajmërim të fortë: Të shkarkohet kryebashkiaku i…
Previous article LISTA/ Përpjekja për të arritur Europën, 404 shqiptarë mes 33 mijë të vdekurve

Redaktor2

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’... Dossier

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT