• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI “LIVE”/ Gruaja: Si më prishi martesën telefonata e shokut. I thashë…
Home
Sociale

RRËFIMI “LIVE”/ Gruaja: Si më prishi martesën telefonata e shokut. I thashë…

17 June, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Historia e trishtë e një gruaje vjen sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24. Ermira është nëna e dy fëmijëve, disa vite më parë u martua me mblesëri me njeriun që i gjeti i ati.

Fillimisht martesa shkonte mirë, më pas bashkëshorti luante lojëra fati dhe i shpenzonte të gjitha lekët duke u treguar i papërgjegjshëm për situatën në familje.

Në janar të këtij viti teksa ndodheshin në shtëpinë e prindërve të saj pas disa telefonatave ai e ka akuzuar për raporte të tjera, kjo e ka acaruar aq shumë Ermirën sa vendosi t’i jepte një herë e mirë fund kësaj martese në të cilën edhe është dhunuar.

“Ishte data 1 Janar e Vitit të Ri. Bëra drekën e Vitit të Ti me familjarët e mi në shtëpinë ku jetonim me qira. Në 2 në darkë më vjen një telefonatë për urimin e vitit të ri, bashkëshorti u bë xheloz. Unë i thashë që ishte kunata e motrës, por në të vërtetë ishte një shoku im i fëmijërisë që më shkruan, nuk e di nga e kishte gjetur numrin. Unë i thashë që ishte kunata se ai ishte pak i dehur, por filloi jo unë të mbaj për hatër, jo kështu, jo ashtu, jo t’i duhesh vrarë. Aty vendosa të mos kthehem më. Në datë 3 i vdes nusja e xhaxhit, më thotë hajde, i thashë nuk vij më, mes nesh ka mbaruar”,- tregon Ermira.

Më pas, ajo shkoi në Gjykatën e Elbasanit dhe bën divorcin, fëmijët i ka ajo në kujdestari, por djalin e ka shumë të sëmurë dhe ka nevojë për mbështetje.

Që kur janë ndarë ish-burri nuk ka paguar asgjë për fëmijët. Ermira kërkon ndihmë sepse edhe në shtëpinë e prindërve nuk ndihet komode dhe ajo që e shqetëson më shumë është gjendja e të birit 6-vjeçar.

“Ai pretendonte se unë kisha probleme mendore dhe se kisha pasur edhe lidhje të tjera. Ka arritur ka kapur thikën ndaj meje. Vajza ka qënë prezente dhe këtë pjesë nuk e heq nga koka. Vajza është fiksuar tani që babai i saj do të më vrasë mua, e urren”,- shton ajo.

Por ndërsa bënte thirrje që ish-burri t’i përgjigjj duke paguar detyrimin mujor për fëmijët e tij, në studion e emisionit telefonon ish-vjehrra, e cila shton dozën e akuzave ndaj Ermirës.

“Djali për momentin është në Maqedoni, nuk kemi numër ne prindërit. Ajo po të ishte e mirë rrinte me djalin tim, nuk bënte kurvëri në telefon. I di ajo historitë që kur ishte në fejesë. Të ketë turp që vjen aty në emision…E ka kapur edhe më herët djali im me ato gjëra”, akuzoi ish-vjehrra pa u fokusuar tek fakti që nipërit e saj vuajnë për bukën e gojës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JONIDA MALIQI KTHEHET PAS NË KOHË/ Ja si dukej ajo 25 vite më parë (VIDEO)
Previous article ZBULON LISTËN ME LOJTARËT EKZISTUES/ Shaqiri zgjedh formacionin më të mirë të botë, ka befasi në sulm (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT