• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Rrëfimi i Likës: Tirana shëmtoi Superioren, tani nuk ka më sulmues
Home
Futboll

Rrëfimi i Likës: Tirana shëmtoi Superioren, tani nuk ka më sulmues

18 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Ilion Lika nuk e kishte menduar kurrë që një ditë do të luante në inferiore, megjithatë ishte i pari që i ofroi besnikëri pa kushte Tiranës. Që pas rënies së bardhebluve ishte “zhdukur”, madje duhet të kthehesh muaj të tërë prapa që të gjesh daljen e tij të fundit në media. Por, më në fund, ka vendosur që të thyejë heshtjen dhe t’i thotë të gjitha.

Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, portieri 37-vjeçar i bën “skanerin” kësaj kategorie dhe thekson se mungesa e kryeqytetasve në elitë e ka shëmtuar kampionatin.

Çfarë i ka bërë më shumë përshtypje Ilion Likës në këto 6 muaj, në një kampionat si Kategoria e Parë?

Niveli është normalisht më i dobët se i Kategorisë Superiore. Por edhe ky kampionat ka vështirësi të tjera.

Cilat janë këto vështirësi?

Fushat dhe stadiumet nuk janë në nivelin e Superiores. Ekipet mblidhen mbrapa dhe kjo na e vështirëson goxha punën, plus që me Tiranën luajnë fort që të gjitha. Duhet të dalim sa më shpejt.

Kur shikoni stadiumet bosh në Kategorinë Superiore, mendoni që një pjesë e madhe e “fajit” është e Tiranës?

Tirana ka shëmtuar Superioren dhe, në njëfarë mënyre,  ka vrarë Kategorinë e Parë!

Me këtë ekip që ka aktualisht Tirana, për çfarë pozicioni mund të luante në elitë?

Them se do të ishim pjesë e zonës “Euro”. Në 4 vendet e para, pa diskutim.

Në fazën tjetër përgjysmohen pikët. Ju penalizon kjo apo Tirana mund ta quajë të sigurt rikthimin në Superiore?

Nuk na intereson fare përgjysmimi i pikëve. Objektivi ynë është i qartë: të fitojmë çdo ndeshje.

Në Kupë do të keni përballë Kukësin. Pas ndeshjeve të shumëpërfolura të vitit të kaluar, çfarë prisni?

Do të jetë ndeshje e fortë. Përballen dy ekipe të forta dhe nuk ka favoritë. Do jetë përplasje e bukur.

Lika

Mendoni se mund të kaloni apo Kupa është luks për këtë sezon?

Tek objektivat tona është edhe Kupa e Shqipërisë. Do të jetë gjë e bukur në qoftë se rikthimin në Superiore do ta shoqërojmë edhe me fitimin e trofeut të Kupës. Është e arritshme.

Jeni përballur me shumë sulmues kalibri në karrierën tuaj, mund të më thoni kush ka qenë më i vështiri?

Më përpara kanë qenë më të aftë. Ka disa lojtarë, por për etikë nuk dua t’i përmend emrat se kush ishte më i vështiri. Për momentin, kualiteti i sulmuesve ka rënë.

Po në të Parën, a ju ka bërë përshtypje ndonjë sulmues?

Në të Parën, vështirë se e sulmojnë Tiranën. Mundohen më shumë të mbrohen.

Si është kjo kategori, më mirë apo më keq nga sa e kishit imagjinuar?

Është një kategori që ka ekipe që dinë të luajnë futboll, por që nuk e meritojnë Tiranën.

Porta me Ilionin mbetet më e sigurt se kurrë. Cili është çelësi i suksesit?

Mundohem të bëj detyrën time. Punoj në maksimum që, sa herë të zbres në fushën e lojës, të jap maksimumin dhe ta ndihmoj ekipin. Kam fat që kam dhe një trajner super si Egbo.

Në momentin që do vendosni ta mbyllni me futbollin, çfarë drejtimi do të marrë jeta e Likës?

Them se do të jem i lidhur me këtë sport edhe kur t’i jap fund karrierës si futbollist. Nuk e mendoj dot veten jashtë futbollit. Por, kurrë mos thuaj kurrë, jetës nuk i dihet.

Që pas rënies së Tiranës, kjo ndoshta është intervista jote e parë në media. Pse kjo zgjedhje?

Nuk kam qejf të ekspozohem në mediat vizive dhe të shkruara. Më pëlqen më shumë praktika, se sa teoria. Doni të thoni që nuk ka lidhje rënia? Jo, aspak. Është çështje zgjedhje dhe kaq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Burri që është burrë", s'e lë motrën të trashëgojë pronë...
Previous article I mbaron kontrata në fund të sezonit, "ylli" i Manchester United drejt "divorcit"

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT