Shumë prej turistëve natyrisht e kanë të vështirë për të gjetur shtigje të reja historike, apo çfarëdolloj qofshin ato në Shqipëri.
Gramshi ka hyrë zyrtarisht në vendet ku mund të eksplorosh pa asnjë problem me hartë pikat turistike të qytetit.
Afër një prej qyteteve më të mëdha të vendit, Elbasanit, Gramshi merr akoma më shumë një rëndësi sa i përket vizitave që turistë të huaj bëjnë aty.
Në foton e postuar nga një faqe në rrjetin social “Instagram”, një turist ka komentuar:
Kam qenë këtu, kjo urë edhe pse e vjetër më kujton fëmijërinë time në Stokholm të Suedisë.
Dikur luaja atje, por tashmë që u rrita e gjeta edhe një herë ato skenat e bukura të vegjëlisë.
Ja pra që shumë prej jush nuk e dijnë se sa shumë rëndësi ka një tur historik në qytetet tuaja, mund t’ju kujtohen gjëra të bukura fëmijënore ose gjithçka tjetër vetëm duke parë e duke i soditur këto pamje.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



