• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFIMI/ Ish-gruaja e bosit të drogës, Pablo Escobar: E njoha kur isha vetëm 12 vjeç, më detyroi që të bëja abort. Kisha shumë…
Home
Jetë

RRËFIMI/ Ish-gruaja e bosit të drogës, Pablo Escobar: E njoha kur isha vetëm 12 vjeç, më detyroi që të bëja abort. Kisha shumë…

13 August, 2019 enxhi.autor Jetë

Victoria Eugenia Henao, tani 58 vjeç, u takua me Pablo Escobarin kur ishte vetëm 12 vjeç.

Atëherë, Escboar, një 23-vjeçar, po ngjitej me shpejtësi në hierarkinë kriminale.

Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur Escobar e detyroi që të bënte një abort në një ambient të errët.

“Unë nuk e di se çfarë po ndodhte, thjesht e ndoqa e bindur”, zbuloi ajo së fundi në biografinë e saj të re, duke përshkruar se si një grua që e kishte marrë Pablo po shtynte disa tuba plastikë në të, derisa filloi të gjakosej.

Escobar më pas e mori në shtëpi dhe i tha asaj që të ndiqte udhëzimet e dhëna nga gruaja dhe ta informonte për gjendjen shëndetësore.

Edhe pas këtij keqtrajtimi traumatik, ajo qëndroi me Pablon. Një vit më vonë, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç, ata u martuan me Kishën e Trinisë së Shenjtë në Palmyra.

Prindërit e saj nuk donin të merrnin pjesë në dasmë dhe Victoria kujton atë ditë me ndjenja të përziera.

“Nga njëra anë unë e doja atë, por në të njëjtën kohë isha shumë e frikësuar”.

Ajo shpejt filloi të dëgjojë thashetheme për tradhëtitë e shumta bashkëshortore dhe aventurat e Pablos, por thjesht nuk dëshironte të kontrollonte xhepat e tij ose të kërkonte gjurmë trëndafilash në to.

Ajo vazhdonte shkollën, por pas saj ikte në shtëpi për të bërë jetën e një amviseje, duke mbetur sërish shtatzënë. Në vitin e katërt të shkollës së mesme, ajo kujton që i kërkoi një mësueseje që të dilte nga provimi, pasi mund të lindte aty.

Ndërsa ndikimi i Escobar u rrit, u rrit dhe numri i grave në jetën e tij, dhe më e fundit lidhje ishte ajo me Wendy Chavarriaga Gil, e cila zgjati për shumë vite.

“Nuk mund ta lija, jo vetëm sepse e doja, por edhe nga frika. Ndihesha plotësisht e pafuqishme dhe nuk e dija se çfarë do të ndodhte me fëmijët e mi dhe mua pa atë”, tha ajo, raporton Daily Mail.

Ajo jo vetëm që kishte frikë nga rivalët e tij, por edhe nga Pablo.

“Unë kisha frikë se njeriu më i fuqishëm në Kolumbi mund të bënte diçka për mua nëse e lija atë”, tha ajo.

Frika ishte e justifikuar, sepse Pablo nuk pyeste për asgjë. Më vonë doli se ai kishte porositur edhe vrasjen e partneres Gil, kur mendoi se ajo ishte bërë një informatore.

Pas vrasjes së ministrit të Drejtësisë në 1993, 35-vjeçarja Victoria, tani nënë e dy fëmijëve, u desh të ikte me Pablon dhe fëmijët. Ndërsa kërkesat për ekstradim u rritën më shumë dhe të gjitha silleshin rreth trafikut të drogës, Pablo më në fund dërgoi gruan dhe fëmijët e tij në një ndërtesë të mbrojtur nga qeveria.

Escobar u vra në 2 dhjetor 1993. Në kulmin e fuqisë së tij, ai kontrollonte 80 përqind të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara dhe vlente të paktën 30 miliardë dollarë. /tesheshi/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUKET SI "PËRRALLË MË VETE"/ Dhërmiu, fshati i 30 kishave, Rama publikon pamjet
Previous article MOS NDOSHTA BËRI NJË GABIM? Grimieri Shqiptar Mario i uron ditëlindjen Kylie-t me këtë foto

enxhi.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT