• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Rrëfimi i Venera Lumanit: Historia ime me Lind Islamin është keqpërdorur nga mediat
Home
Kulturë
Muzikë

Rrëfimi i Venera Lumanit: Historia ime me Lind Islamin është keqpërdorur nga mediat

11 November, 2017 xhesi.editor Kulturë, Muzikë

TIRANE– Në një rrëfim për emisionin ‘Chic’ të gazetares Fjodora Fjora në News24, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Venera Lumani rrëfen karrierën dhe jetën e saj prej 6 vitesh në Tiranë. Në rrëfimin e saj, këngëtarja tregon edhe projektet për të ardhmen si dhe këngën e re që pritet të publikohet të dielën. Ajo ka treguar me humor se zysha e kantos i mban mëri, pasi studimet i kreu për muzikë klasike, ndërsa është fokusuar tek rryma pop.

Intervista:
Si ka mundësi që je kaq e vogël dhe ke një zë kaq potent?
Faleminderit është një gjë që ma thonë shumë njerëz dhe nuk arrij dot ta gjej një përgjigje…
Ti mund ta gjesh tek sopranot më të famshme botërore, siç është përshembull Netrepka, e cila është e vogël, por një zë potent.
Kam përshtypjen që është diçka e lindur dhe zoti nuk ti jep të gjitha. Shyqyr zotit jemi të kompletuar. E vogël me zë të madh është super.

Kush kuptoi në familjen tënde zërin tënd potent?
Ne merremi të gjithë me muzikë. Kush më shumë dhe kush më pak por muzika ka qenë prezente tek ne. Të gjithë luajmë ndonjë instrument. Kam qenë shumë e vogël, 3-4 vjet kur kam parë që edhe unë kam muzikalitetin brenda. Kam bërë shkollën e ulët të muzikës, më pas akademinë në Shkup.

Kompeticioni është i madh brenda familjes?
Po është e vërtetë. Në shtëpinë tonë ka pasur koncerte të vogla brenda familjes.
Duket sikur ke harruar kompeticionin brenda familjes dhe je marrë me kompeticione me te mëdha.
Sfidë për mua ka qenë të kem rritje vit pas viti dhe nuk kam synuar të marr pjesë në kompeticione të mëdha. Në art nuk duhet të ketë garë, sepse duhet të bëhemi bashkë për të bërë gjëra të bukura.

Prej 6 vitesh vendose të jetosh në Tiranë, si po ndihesh?
Unë kam lindur në Strugë. Kam jetuar në Zvicër dhe Gjermani dhe prej 6 vitesh në Tiranë. Ne shqiptarët e Maqedonisë kemi pasur një dashuri të veçantë për Tiranën. Kur vjen këtu fillon të ndihesh mirë dhe rehat dhe nuk do që të largohesh.

Tani ndihesh tiranase..?
“Sex on the City” thotë se duhet 10 vite (qesh). Unë rrugës jam…

Të kemi parë në jurinë e Kënga Magjike. Nga roli i konkurrentit tek juria. Ku qëndron diferenca dhe sa e madhe është përgjegjësia?
Nuk mendoja se do ulesha në atë karrige sepse mendoj se kam akoma për punë për të bërë me veten. Ishte një ofertë nga Arditi që të më kishte si pjesë të jurisë që unë e mora me siklet në fillim. Kam përshtypjen që unë i kuptoj më mirë ata artistë të rinj.

Si të duken prurjet e reja në ‘Kënga Magjike’?
Kemi edhe 5 javë me artistët e rinj dhe kam vënë re këngëtarë të rinj mjaft të talentuar dhe po sjellin këngë edhe më të bukura se këngëtaret ‘big’. Artistët e rinj mendohen dhe punojnë më shumë.
Ti vetë u bëre 2 vite larg ‘Kënga Magjike’ sepse ke qenë nga ana tjetër, më mirë në skenë apo pas skene?
Për mua do ishte më mirë të isha në skenë. Të dal të këndoj. Merr sadisfaksionin e skenës sepse aty gjej paqen dhe dashurinë me publikun.

Pak kohë më parë ti ke publikuar në këngë në bashkëpunim më Dj Sardi, por ti nuk mjaftohesh me këtë, por vjen me një baladë këtë të dielë?
Faktikisht nuk është tamam baladë, por pop baladë dhe pritet të dalë këtë të diele në Youtube. Ne kemi punuar shumë herët këngën, por pasi Sardi u bë pjesë e VEVO ne e shtymë publikimin e saj.
A të vjen keq që i je dhënë më shumë muzikës pop përtej asaj që do ishte karriera jote si soprano?
Është një temë delikate dhe prekem gjithmonë. Unë që në shkollë të mesme jam drejtuar nga muzika klasike dhe nuk e mendoja se bëhesha këngëtare e muzikës pop. Kur u shpërngula për Tiranë ndryshova kah dhe zysha e kantos për këtë më mban mëri. Nëse je këngëtare e muzikës klasike duhet ti qëndrosh asaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shokon NASA: Në Hënë ekziston një qytet
Previous article Tensione Greqi-Shqipëri? Bushati e Kotzias, këngë e valle greke në Kretë

xhesi.editor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT