• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI I VAJZËS/ Si më njohën diplomën shqiptare në SHBA
Home
Sociale

RRËFIMI I VAJZËS/ Si më njohën diplomën shqiptare në SHBA

12 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Gjëja e parë që mendojnë studentët shqiptarë kur zgjedhin fakultetin, është vënia në pikëpyetje e akreditimit dhe njohjes së diplomës nga universitetet jashtë. S’i dihet, mund të lëvizin dhe pse t’u shkojnë vite të tëra shkollë dëm.

Ekziston miti se vetëm disa universitete private dhe Bujqësori lëshojnë diploma që njihen edhe jashtë. Të them të drejtën, edhe unë mendoja kështu. Derisa më shkruajti një vajzë në inbox dhe tregoi se si diplomën e marrë në Shqipëri ia njohën në Amerikë me pak punë.

“Kam mbaruar për cikël të ulët. Kam ardhur në USA nën vitin 2004 dhe u ktheva në Shqipëri një vit më pas. Shkova në Elbasan për të kërkuar një kopje të diplomës. Sekretarja ishte e njëjta. U tregua e sjellshme, por fatkeqësisht më tha se s’mund të më ndihmonte dot.”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” asokohe nuk jepte kopje të diplomave dhe as listë notash.

“E trishtueshme! Si ta vërtetoja shkollën ndryshe pa diplomë? Çfarë dokumenti s’kam marrë, vetëm kopje të diplomës nuk arrita të marr. Fati im që kisha kopje të diplomës shqip-anglisht të noterizuar. Bëra disa kopje t’i kisha.”

Letërshkruesja, pas gjithë këtyre peripecive që hoqi në Shqipëri, ndoqi klasat e nevojshme në një universitet amerikan për të plotësuar kreditet.

“Këtu në USA duhet të plotësoja dhe një vit që të merrja diplomën sipas sistemit të këtushëm. Të gjitha klasat që bëra në Shqipëri m’u njohën. Asnjë nga ato nuk përsërita, me përjashtim të letërsisë që s’e kuptoj pse. Departamenti i Edukimit më kërkoi 3 kredite në Historinë e Amerikës, 6 kredite në Language Arts dhe 3 kredite Special Education. Këto, pak a shumë, u kërkohen të gjithëve që vazhdojnë mësuesi.

Përveç këtyre, për të plotësuar 4-vjeçarin shteti më rekomandoi një shkollë ku të merrja diplomën. Ata kishin kërkesat e tyre dhe më kërkuan që të merrja dhe 32 kredite, në mos gaboj. Klasat kryesisht ishin nga degët sociale, të cilat i zgjodha vetë.

Gjithsesi, sistemi tani ka ndryshuar dhe mund të jetë më lehtë. Përshembull, një shoqes sime që erdhi në USA vetëm dy vite më parë, iu njoh diploma menjëherë vetëm sepse kishte përfunduar Masterin. Varet, jo çdo person ka të njëjtat kredite dhe u njihet shkolla.”/ anabel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbardhen diskutimet/ Zbuten tonet në mbledhje, te Kukësi premtojnë kthesën
Previous article Tragjedia e dytë në Olimp, pas 26-vjeçarit shënohet një tjetër viktim

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT