• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI i vajzës së Artan Lames: Fundjava e fundit me babin. Atë e trembte vdekja
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËFIMI i vajzës së Artan Lames: Fundjava e fundit me babin. Atë e trembte vdekja

20 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Revista Newsbomb sjell një shkrim të ndjerë të vajzës së Artan Lames, që ndëroi jetë para kohe disa javë më pare.

Ja çfarë shkruan Lisia Lame:

“Kërkoj të shkruaj fjalë, dhe fjalë nuk gjej, pikërisht aty ku ai do gjente. Ai për mua nuk ishte vetëm baba, ai ishte një pikë referimi, dhe mendoj që edhe unë – deri diku – isha pikë referimi për te.

Ai nuk fliste me absolute, dhe unë e kundërshtoja, mendoja që disa rregulla ishin gjithmonë të shkruajtura në gur.

Ai thoshte që vdekja lë gjithmonë pishmane. Jam e nderuar të them që do e kundërshtoj edhe një herë të fundit.

Mendoj që kjo ishte e vetmja vdekje që mund të ketë ndodhur pa pishmane. Unë pata nderin të kaloja një fundjavë perfekte.

Me të dy prindërit dorë për dore, nëpër muzeume, kisha, dhe në mesin e një qyteti të ri.

Nuk mendoj që në jetën time do ketë një fund më të lumtur sesa fakti që për një herë të fundit arrita ti mbaja dorën Tanit, teksa më shpjegonte për stilet dhe arkitekturën, me mendje të kthjellet dhe sarkazmën që na ndiqte kudo.

Nuk e di sesi e bëri, por ja doli të më bënte një dhuratë të fundit, pikërisht siç e doja.

Atë e trembte vdekja, edhe pse me shumë nihilizem thoshte që është thjeshtë pjesë e ciklit si të gjitha të tjerat.

Thoshte që jetët tona janë të vogla, në figurën e madhe, dhe në fund do të bëheshim dhé dhe do na hanin mizat.

Ato miza që jetojne brenda nesh dhe një ditë presin të na hanë mbrapsht. Ky ishte një nga subjektet që ne stërhollohonim së bashku.

Ai mendonte shumë për fundin e gjyshit te tij. Kur unë i thoja “vdekja është gjithmonë një fund i lumtur” ai më thoshte që Fahredini kishte akoma kohë për të jetuar, dhe thjesht fati i tij ishte i zi.

Vdekjen e Adilit neve nuk e diskutuam asnjëherë. Kur krahasoj fundin e trishtë të Fahredinit pas një dite emocionale, dhe fundin e Adilit vetëm në spital, fundi i tij, pas një fundjave perfekte me mua dhe mamin, i rrethuar nga shokët e ngushtë dhe plane për të ardhmen, unë e kundërshtoj dhe them vdekja e tij ishte e lumtur”, shkruan ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJE DEPUTETËVE SOCIALISTË/ Berisha: Dorëzoni mandatet, nuk ka vend për ju në Parlament
Previous article SHISTE HIDROKARBURE PA KUPONË/ Policia bllokon një karburant në Paskuqan! Në pranga pronari

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT