• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI I TRISHTË I 26 VJEÇARIT NË GJYQ: S’kisha ushqim e as një çati mbi kokë, ndaj shisja drogë
Home
Breaking News

RRËFIMI I TRISHTË I 26 VJEÇARIT NË GJYQ: S’kisha ushqim e as një çati mbi kokë, ndaj shisja drogë

13 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar është dënuar me burg nga një gjykatë britanike, për trafik droge.

Valmir Lela u ndalua nga oficerët e policisë në “East Street” në Brighton me drogë të klasit A dhe 400 paund.

26-vjeçari shqiptar arriti ilegalisht në Britani të Madhe dhe pretendoi se u përfshi në shitjen e drogës nga frika se do të mbetej i pastrehë pasi humbi punën e tij në ndërtim. Por, ai u burgos për dy vjet dhe katër muaj për dy vepra penale nga gjykata e Hove Crown, raportojnë mediat lokale.

Philip Meredith, duke ndjekur akuzat, tha se Lela u ndalua nga policia më 30 qershor të këtij viti, teksa i dorëzonte kokainën një personi në këmbim të parave.

Lela nuk dha komente për oficerët në intervistë, por pranoi se posedonte kokainë me qëllim furnizimin e drogës së klasit A.

Avokati Carolina Guiloff, tha se Lela nuk kishte rol të rëndësishëm në marrëveshjet e drogës dhe veproi më shumë si një “korrier” për tregtarët më të mëdhenj.

Avokatja tha se ai ka punuar më parë në një dyqan bizhuterish në Shqipëri dhe tani shqetësohet për të ardhmen, pasi prindërit e tij po luftojnë me sëmundje, çka rasti ju shton stresin.

Ajo tha se Lela shpresonte të fitonte para në industrinë e ndërtimit, por pasi humbi një punë ai e gjeti veten duke shitur drogë “nga nevoja për të vënë ushqim në gojë dhe një çati mbi kokë”.

Ajo tha: “Ai ishte në fund të zinxhirit, ai nuk është dikush me mjete të duhura financiare dhe nuk ka një funksion operativ apo menaxhues brenda bandës së drogës. Nuk ka asnjë sugjerim se ai kishte ndonjë element të kontrollit. “

Gjyqtari e dënoi Lelën me dy vjet e katër muaj burg, por tha se do të ishte në dorë të autoriteteve të tjera për ta depërtuar atë pasi të ketë vuajtur dënimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTIMET NË LINDJEN E MESME/ Maqedoni: Arrestohen 7 vetë të kthyer nga Siria dhe Iraku
Previous article SULMET NË SHBA/ Vrasjet e heshtura të cilat pasuan 11 shtatorin

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT