• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI i Olti Klosit: Sa u ktheva nga morti i xhaxhait më vunë tritolin! Balla kërkoi djegien me benzinë të makinës
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËFIMI i Olti Klosit: Sa u ktheva nga morti i xhaxhait më vunë tritolin! Balla kërkoi djegien me benzinë të makinës

18 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

“…kam qenë gjithë ditën në mortin e vdekjes së xhaxhait tim. Sapo jam kthyer dhe kam hyrë në banesë, kam dëgjuar një shpërthim të fortë. Kam dalë jashtë dhe pashë automjetin e dëmtuar që nxirrte tym…”.

Këshshtu ka deklaruar në policinë e Tiranës, Oltjon Klosi, gjatë marrjes në pyetje mëngjesin e 10 Marsit në ambientet e policisë së Tiranës.

Sipas gazetarit Elton Qyno, Klosi ka parkuar mjetin dhe teksa është larguar jo shumë minuta më pas, Jurgen Gjonaj, ka vendosur tritolin në makinën e tij “Benz-Mercedes”, duke sjellë shkatërrimin e saj. Në dëshminë e tij dhënë para oficerëve të policisë së Tiranës, Klosi, ka treguar se nuk kishte dijeni dhe as dyshime se kush person mund ta kishte bërë një veprim të tillë, që çoi më pas në shkatërrimin e makinës së tij.

“…sapo jam kthyer nga morti i xhaxhait tim dhe pasi kam hyrë në banesë kam dëgjuar një shpërthim të fortë dhe kur kam dalë pashë automjetin e dëmtuar…”- ka treguar për grupin e hetimit Oltjon Klosi.

Pavarësisht se në këtë rast, i dëmtuari Oltjon Klosi nuk ka qenë në gjendje të ndihmojë policinë mbi emrat e personave të dyshuar se kush mund ta kishte bërë këtë krim, oficerët e policisë gjyqësore kanë siguruar pamje filmike të mjaftueshme për të zbardhur këtë krim.

Në pamjet filmike duket se rreth orës 01:55 të mesnatës së 10 Marsit 2026 një person i paidentifikuar dhe i veshur me rroba të zeza dhe me kapuç të zi, kalon afër mjetit tip Benz-Mercedez me biçikletë dhe më pas kthehet në fund të rrugicës dhe më pas ndodh shpërthimi. Nga vazhdimi i ndjekjes së kamerave me pamje filmike, policia ka vënë re tek kompleksi Malajzian një kavo biçiklete dhe një pjesë fitili, të cilat më pas i ka çuar për ekzaminim laboratorik.

Nga profilet e krahasuara si dhe analizimi i pamjeve filmike, policia e Tiranës, ka dalë në përfundimin se autor i vendosjes së lëndës shpërthyese në makinën e Oltjon Klosit, është shtetasi i arrestuar Jurgen Gjonaj. Pas ndalimit ky i fundit ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar se e kishte bërë kundrejt shlyerjes së një borxhi prej 14 mijë euro që Gjonaj i kishte porositësit të krimit, Renato Balla, si pasojë e furnizimit me kokainë në Gjermani.

Gjonaj ka treguar në polici se nuk kishte asnjë njohje me Oltjon Klosit dhe asnjë konflikt, por ka pranuar të kryejë shkatërrimin e makinës me tritol me qëllim shlyerjen e borxhit financiar që i kishte, Renato Ballës. Sipas dosjes hetimore, Renato Balla, përpara se të lidhte një marrëveshje kriminale me Jurgen Gjonaj, i ka kërkuar që shkatërrimi i makinës së Oltjon Klosit, të kryhej nga shoku i tij, Krisjan Ahmerama. Pas arrestimit nga policia dhe marrjes në pyetje të Kristjan Ahmerama, ky i fundit ka treguar se njihet prej kohësh me të arrestuarin tjetër, Renato Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARRESTOI DHE VRAU PROTESTUESIT IRANIANË"/ Izraeli e konfirmon: Eliminuam ministrin e Inteligjencës së Iranit!
Previous article SHISTE KOKAINË DHE HEROINË NË TIRANË/ Policia zbardh detajet nga arrestimi i 37-vjeçarit

s.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT