Në fund të një eksperience që ishte e jashtëzakonshme për të rinjtë dhe të rejat e projektit “Smile Albania”, anketimi i tyre ka sjellë përvojën e përjetuar përmes udhëtimeve dhe punës së përditshme në pikat e hyrjes së udhëtarëve dhe në zonat më të bukura turistike të vendit. Të rinjtë e pyetur në lidhje me përvojën e tyre në “Smile Albania” sollën shumë shkrime, por mes tyre veçohet shkrimi i Samelës.
“Mirëserdhët në Shqipëri. Puna ime është të buzëqesh. Oh, tingëllon shumë këndshëm dhe mjaft e thjeshtë.
Dua ta provoj.
Qyteti im është i bekuar, ndaj kam akoma një mundësi më shumë që unë të jem pjesë e kësaj aventure. Nuk ka asgjë që e dëshiroj dhe që nuk mund ta gjej.
Kreshtat madhështore, bregdetin e qeshur, peizazhet piktoreske, produktet natyrore fantastike e plot të tjera janë thesaret e çmuara të Shkodrës sonë. Falë këtyre pasurive, ne i mirëpritem turistët në 7 shtëpi simbolike ku secila prej tyre mbartte një domethënie për zonën që përfaqësonte.
Ne nje nga portat e vendit ne piken kufitare te Muriqanit, ishte nje stende e cila i ftoi, priti, ofroi dhe uroi mireseardhjen cdo shtetasi duke i shoqeruar keshtu drejt shtepizave tjera ku te rinjte me shpirtin energjik e me buzqeshjen e qendisur ne fytyre i hapen dyert per t’i prezantuar me krenari keto thesare, qe ne harten e madhe as qe te bien ne sy fare.
Si asnje vit tjeter, numri i turisteve ka qene me i larte ku rreth 37 mije te huaj u raportuan nga te rinjte e stendes nga te dhenat e mbajtura pergjate muajit korrik dhe 27 mije per muajin gusht.
Nje rezultat mjaft pozitiv per startimin e kesaj sfide.
Por nese vjen ne Shkoder, ne asnje menyre nuk te marresh JO, si pergjigje.
Nese e do ajrin e fresket, qetesine, perqafimin e kreshtave krenare ju ftojme te na vizitoni ne info-poinet tona ne dy nga perlat e veriut ne Theth dhe ne Tamare, ku te rinjte do ju njohin me zonen dhe ju do e kuptoni se pse me te drejte mburren Alpet tona.
Nese do energjine, vallezimin ne valet e detit, alegrine dhe netet plot jete, kemi zgjidhjen e duhur per ju ne dy info-pointet tona ne Velipoje.
Nese koha jote nuk eshte shume e gjate dhe nuk ke kohe te shetisesh cdo flete te qytetit tone atehere mund te fokusohemi tek disa ceshtje pikante qe te ofrojne ate qe kerkon ne kohen qe mundesh dhe kete e realizojme nepermjet info-pointit tone ne Keshtjellen e qytetit, e cila ka nje nder legjendendat me interesante ne vend.
Tani ke pare cdo cep te “shtepise”, por akoma jo te gjithen.
Qendra e qytetit ku edhe fluksi i turisteve ishte tejet i madh eshte dhe info-pointi i fundit qe iu buzqeshi cdo njeriu te huaj dhe vendas pergjate dy muajve, duke e nisur diten nen ledhatimin e rrezeve te diellit e duke i “mbyllur syte” nen vezullimin e henes.
Pritshmerite e mija ishin paksa ndryshe nga ajo se c’jetova dhe do doja qe keto shtepi qe ne jetuam keto momente fantastike te ishin hapur jo vetem per dy muaj por pergjate tere vitit, pasi energjia jone dhe besimi juaj mund te arrijne te shkojne pertej.
Kjo vere per secilin prej nesh ishte nje spekter mjaft i frytshem.
Argetim, njohuri, praktike, energji, pozitivitet dhe buzqeshje.
Faleminderit Smile Albania.
Samela!”.


