• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI I FAMILJES SË NGUJUAR NGA GJAKMARRJA/ Djali ka ndërprerë universitetin, e vetmja zgjidhje…
Home
Breaking News

RRËFIMI I FAMILJES SË NGUJUAR NGA GJAKMARRJA/ Djali ka ndërprerë universitetin, e vetmja zgjidhje…

21 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjakmarrja mbetet ende një plagë e rëndë në shoqërinë shqiptare, aq më tepër në zonën e veriut dhe kryesisht në Shkodër. Me dhjetëra familje janë të ngujuara, ndërsa me dhjetëra të tjera kanë humbur të afërmit e tyre për shkak të gjakmarrjes. Frika ka bërë që dhe familja e Anesit Shkambit të ngujohet. E gjithë zanafilla e kësaj historie është ngjarja e ndodhur më 2 prill të këtij viti, kur Kristjan Shkambi vrau me thikë shokun e tij, Kolë Fermosin.

familja shkambi

Krimi ndodhi në fshatin Hot i Ri, ndërsa dy të rinjtë nën efektin e alkoolit, pas një debati u përleshën dhe i vdekur mbeti 27-vjeçari Fermosi. Autori u vu në pranga pak pas ngjarjes, por kushërinjtë e tij janë të ngujuar për shkak të frikës se familja e viktimës mund të hakmerret, duke vrarë pjesëtarë të tyre. Familja e Anesit Shkambit, e vetmja familje e afërt e autorit përveç familjes së autorit, ndodhet e ngujuar. Ai bën fajtor për ngjarjen kushëririn e tij, duke thënë se ka vepruar në gjendje të dehur. “Kemi pasur vetëm dy muaj besë, kur më vdiq babai dhe për festë. Është një ngjarje shumë e rëndë për familjen tjetër sepse i ka ikur njeriu i tyre i dashur.

familja shkambi3

E gjithë ngjarja ndodhi pa asnjë arsye. Totalisht fajtor është kushëriri im për vrasjen sepse ishte në gjendje të dehur dhe e qëlloi me thikë natën e Pashkëve, në një kohë që djali i cili humbi jetën nuk kishte asnjë lloj faji dhe u vra pa asnjë arsye. Jemi koshientë për këtë”, shprehet 50-vjeçari. Ndonëse familja e tij nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet e kushëririt, Anesit Shkambi shprehet i vetëdijshëm se, familja e viktimës duhet respektuar. Por, për shkak të kanunit, ai thotë se e gjen të pamundur të kërkojë pajtim. “Familja e dëmtuar na ka pranuar në varrim dhe na ka dhënë dy muaj besë dhe për këtë i falënderojmë. Megjithatë, tashmë vijojmë të jemi të ngujuar sepse është shumë shpejt dhe realisht nuk kemi çfarë t’i kërkojmë familjes tjetër, sepse djali i tyre u vra pa asnjë shkak. E dimë dhimbjen e familjes tjetër.

Fisi ynë do të ishte shumë më i kënaqur nëse atë natë kushëriri ynë do të merrte atë që meritonte dhe personi tjetër të shpëtonte”, thotë ai. Tashmë kur kanë kaluar katër muaj nga ngjarja e rëndë, familja e Anesit ka marrë një vendim: të largojë tre djemtë nga Shqipëria. Osvaldo 19 vjeç, Fernando 17 vjeç dhe Alvaro vetëm 12 vjeç qëndrojnë prej dy muajsh të mbyllur në shtëpi.

“Familja tjetër e ka shumë më rëndë se ne sepse kanë djalin të vdekur dhe duke parë këtë situatë, ikja nga Shqipëria e tre djemve të mi mbetet gjëja më e lehtë për ne. Edhe pse unë kam ndërtuar jetën dhe kam punuar që djemtë t’i kem këtu pranë, tashmë është e pamundur. E para është frika, e dyta janë njerëzit që mund të ngacmojnë familjen tjetër dhe ata nuk do ndihen mirë duke qenë ne këtu. Ikja për ne është një zgjidhje dhe s’na mbetet opsion tjetër”. Kjo nuk të jetë e lehtë për tre djemtë, që do të lënë në mes ëndrrat e nisura.

familja shkambi2

“Djali i madh ka ndërprerë universitetin në vitin e parë. Djali i dytë, edhe pse ka besë sepse për fëmijët nën 18 vjeç na i kanë lejuar të dalin, ai edhe pak bëhet 18. Djali i vogël po ashtu ka qenë në shkollë dhe në stërvitje me futbollin. Pavarësisht besës për dy djemtë, unë sërish në shenjë respekti ndaj familjes tjetër i kam mbajtur brenda, duke mos i lejuar që të dalin, por edhe unë nuk mund t’i lë djemtë të mbyllur duke mos u shkolluar dhe edukuar, kështu që zgjidhje është largimi”, shprehet babai i tre djemve.

FAMILJA SHKAMBI4

Anesit thotë se e ka të vështirë që të kërkojnë pajtim apo falje pasi Kristjan Shkambi ka vrarë pa pasur asnjë arsye shokun e tij, Kolë Fermosi. “Jemi në kushte të pafavorshme sepse kushëriri jonë e vrau pa asnjë arsye. Si mund t’i kërkojmë pajtim, kur nuk kemi se çfarë t’i themi dhe kur kanë kaluar vetëm 4 muaj dhe gjithçka është e freskët. Dy muaj kemi pasur besë dhe më pas, pavarësisht tentativave nga dashamirës, normalisht që është e vështirë për familjen tjetër dhe ne i mirëkuptojmë. Është njësoj si të vrasin djalin tim dhe të më thonë se ta vramë pa asnjë arsye”, shton Anesti, duke bërë apel për të rinjtë që të qëndrojnë larg alkoolit dhe dhunës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në kuzhinë apo në dush/ Ja ku bëhet seks më mirë (FOTO)
Previous article Njihuni me pozicionet e seksit për çiftet shumë pasionante

k.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT