• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFIMI i Abazoviç: Jam nën kallash prej 3 vitesh. Kam krijuar shumë armiq në Mal të Zi prej …
Home
Rajon

RRËFIMI i Abazoviç: Jam nën kallash prej 3 vitesh. Kam krijuar shumë armiq në Mal të Zi prej …

20 September, 2023 s.autor Rajon

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç thotë se goditja e kontrabandës së cigareve ka sjellë kosto për të, pasi ka krijuar shumë armiq në Mal të Zi.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazoviç u shpreh se prej 3 vitesh ndodhet nën ‘kallash mediatik’, sepse ka shumë akuza dhe propagandë.

“Unë kam krijuar shumë armiq në Malin në Zi. Një lob jashtëzakonisht i madh dhe i fuqishëm financiarisht, që bënë një fushatë kundër meje, qysh në fillim. Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik, shumë ka akuza, një propagandë, por jam ende i befasuar sa njerëzit janë mirënjohës për disa gjëra që janë bërë. Njerëzit gëzohen që ka ende njerëz të guximshëm në skenën politike, që nuk bien nën ndikim dhe janë të gatshëm të marrin atë risk për vete” deklaroi ai.

Abazoviç shtoi se marrëdhëniet me presidentin e ri, Jakov Milatoviç i ka shumë të mirë, dhe Mali i Zi orientohet drejt Perëndimit.

“Kemi patur tre zgjedhje në Mal të Zi. Kemi ardhur në një nivel që procesi realizohet si në Evropën Perëndimore, pa asnjë tension dhe kjo është meritë e qeverisë. Me Presidentin e ri raportet i kam shumë mirë. Kryesorja ka qenë mos kemi mosmarrëveshje sa i takon vlerave. Kur e mbajmë orientimin perëndimor të Malit të Zi, jemi në rregull. Tani për tani, Presidenti plotësisht është në atë drejtim. Dakord jam me ju se jetojmë në treva ku ka ndryshime, ku emocionet ndonjëherë tejkalojnë racionalitetin, por mendoj se flamurin e politikës perëndimore, ende e mbaj në partinë time dhe ne do mundohemi që sa më shumë të jetë ajo Aleancë që do shtyjë Malin e Zi drejt BE,” tha ai.

Sipas tij, shqiptarët në Malin e Zi nuk kanë qenë kurrë më mirë se sa tani.

“Po kurrë më mirë shqiptarët nuk kanë qenë sa janë tani. Pas 45 vitesh kemi kthyer trevat familjeve shqiptare, kemi nisur një cikël investimesh, kemi nënshkruar një marrëveshje historike për ndërtimin e urës mbi Bunë bashkë me qeverinë e Shqipërisë. Kemi ndryshuar perceptimin dhe një distancë etnike ndaj shqiptarëve, që ose është eleminuar ose është në një mundësi shumë të vogël. Të gjithë shqiptarët në Mal të Zi të integrohen pa asnjë diskriminim,” -vijoi më tej Abazoviç, ndërsa shtoi se edhe shqiptarët e Tuzit kanë patur një derë të hapur të qeverisë”, theksoi ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJENDJA E EFEKTIVIT, E PËRMIRËSUAR"/ U plagos me armë zjarri nga një i dyshuar, ministri Balla viziton në spital policin pas operacionit
Previous article "KINI KUJDES...."/ Policia ofron 20 mijë euro shpërblim kush jep informacion për personin që plagosi efektivin

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT